Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Të njohësh një grua, Amos Oz
  • Te njohesh nje grua, Amos Oz
  • Te njohesh nje grua, Amos Oz
  • Të njohësh një grua, Amos Oz

Të njohësh një grua, Amos Oz

SKU000603

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të njohësh një grua
Origjinali: To know a woman
Gjinia: Roman
Autori: Amos Oz
Përktheu: Etleva Kondakciu – Pushi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
fq. 256
Pesha: 0.25 kg.
ISBN: 978-99943-51-23-7

Mbi librin

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes. Duke gjurmuar vdekjen e çuditshme të gruas, ai shkon tutje në ditët e tij të shkuara.

Mbasi ka zbuluar një jetë të tërë sekretet njerëzve të tjerë, ai është i detyruar të shohë nga pas gjurmët e tij, të gjykojë gënjeshtrat që i ka rrëfyer vetes, enigmën rrënuese të jetës dhe vdekjes së gruas së tij, vitet në shërbim të shtetit dhe sjelljen misterioze të së bijës.

Koment mbi librin

"Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit. Është një roman i jashtëzakonshëm, dhe nga njëra anë, shenjë e fuqisë së fiksionit për të shtyrë kufijtë e së shprehurës dhe, nga ana tjetër, një imazh i përpiktë personazhesh të veçantë të prirur drejt urtësisë."

Daily Telegraph

 

Detajet e librit
SKU000603

Referencat specifike

isbn
9789994351237
ean13
9789994351237
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...
600 Lekë
More

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash 2, George R. R. Martin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Dashuri e shëmtuar, Colleen Hoover

Ata mendojnë se nuk ka asnjë problem me këtë zgjedhje, vetëm se gjërat tjetërsohen kur emocionet fillojnë ta ndryshojnë ekuacionin. Atëherë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?
500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
1 300 Lekë
More