• Banner

Matja e botes, Daniel Kehlmann
  • Matja e botes, Daniel Kehlmann

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Matja e botës
Origjinali: Die Vermessung der Welt
Gjinia: Roman
Autori: Daniel Kehlmann
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 252
Pesha: 0.323 kg.
ISBN: 978-9928-248-60-2

Mbi librin

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojnë; është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë.

Takimi midis dy prej mendjeve më të ndritura të Gjermanisë iluministe i jep autorit shkas për të rrëfyer jetët e tyre jashtëzakonshme, që nga fëmijëria e deri në takimin e vitit 1828, duke përfshirë edhe përshkrimin lehtësisht të kuptueshëm të teorive që kanë themeluar gjeografinë dhe matematikën moderne.

Autori e shoqëron lexuesin në udhëtimet e Humboldit mbi lundra të pabindura, në majat e maleve më të larta e në thellësitë e kratereve e shpellave më të fshehta. Lexuesi përhumbet në magjinë gjeniale të zbulimeve të Gausit, duke qeshur me manitë e tij, duke u pasionuar pas ideve dhe mënyrës se si e shihte botën ai, jetën dhe të ardhmen.

Ky është portreti entuziast e i përkushtuar i gjigantëve të shkencës dhe kulturës, të cilët zbresin nga piedestali dhe kthehen në personazhet zbavitëse të një komedie, tejet të saktë nga pikëpamja historike.

Fragmente nga libri

...asnjë nuk donte të përdorte mendjen. Njerëzit donin qetësinë e tyre. Ata donin të hanin dhe të flinin, dhe donin që të tregoheshe i mirë me ta, por nuk donin të mendonin.

Sa herë që trembeni nga ndonjë gjë, është mirë që ta matni.

... njeriu është i gatshëm t'i durojë prapësitë, por shumë zbulime i shpëtojnë, sepse ka frikë nga dhimbja.

Komente mbi librin

"Stili paksa surreal i Kehlmann-it është një përzierje e komedisë, romancës dhe makabres, me dritëhije realizmi magjik, aq sa të duket sikur po lexon Borges-in në "Pyllin e Zi"."

The Washington Post Book World

"Lexohet me një frymë; një vepër vërtet e thellësisht zbavitëse."

Los Angeles Times

"Elegant dhe i përmbajtur në formë dhe në përmbajtje... Kehlmann-i dallon për ritmin e shpejtë dhe dorën e lehtë."

The New York Times Book Review

"Ky është një roman çuditërisht i kursyer në përshkrime, i saktë dhe i gjallë. Ia del mbanë në një sfidë të paimagjinueshme: të veshë botën e shkencëtarëve gjermanë me një humor të hollë."

The Wall Street Journal

"Nga këto ngjarje të harruara, Daniel Kehlmann ka ndërtuar një roman të shkëlqyer, që është bërë bestseller tashmë në Gjermani, po edhe një vende të tjera në Evropë."

The Guardian

"Ky roman është një xhevahir i rrallë, njëkohësisht një argëtim virtuozësh dhe përshkrimi prekës i dy mendjeve të çuditshme... I jashtëzakonshëm."

The Independent

"Një satirë për klasicizmin gjerman, një roman aventurash, një portret i borgjezisë në fillim të shekullit XX, një studim për sakrificën dhe moralin e shkencës, portreti i dy burrave në plakje, të vetmuar secili sipas mënyrës së vet; dhe një tekst që lexohet lehtë, gjithë aludime, citate dhe xhevahire të fshehura."

Die Zeit

"Ky libër i zgjuar është i mbushur me fakte, por edhe një rrëfim energjik... Personazhet janë kaq të gjallë... Po aq i sofistikuar, sa dhe angazhues."

The Sunday Times (London)

"Daniel Kehlmann është një rrëfimtar me përvojë, i sigurt në tonet e tij, me një kontroll të madhërishëm mbi rrjedhën e historisë... I shkëlqyer!"

Der Spiegel

Mbi autorin

Daniel Kehlmann (1975) është një shkrimtar gjerman dhe austriak, autor i dhjetëra veprave. Romani e tij më i njohur, "Matja e botës", i përkthyer në mbi njëzet gjuhë të botës, është libri më i shitur në gjuhën gjermane, që nga botimi i romanit "Parfumi" i Patrick Süskind. Kehlmann është fituesi i disa çmimeve letrare.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248602
ean13
9789928248602
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Deti i paanë i Sargaseve, Jean Rhys

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

E shtuna, Ian McEwans

E shtunë, 15 shkurt, 2003. Henri Perouni, një neokirurg i njohur, nuk ka gjumë. Nga dritarja e dhomës së tij, ai këqyr natën e Londrës tek gdhihet. Ai është një burrë i kënaqur me jetën e tij: vetë ai, një mjeshtër në profesion, një bashkëshort i devotshëm i Rozalindës, jurist e një gazete, një baba krenar i dy fëmijëve të aftë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)