• Banner

Babeli, Jan de Leeuw
  • Babeli, Jan de Leeuw

Babeli, Jan de Leeuw

Ana Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Babeli
Origjinali: Babel
Gjinia: Roman
Autori: Jan de Leeuw
Shqipëroi: Mimoza Dino
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 456
Pesha: 0.584 kg.
ISBN: 978-9928-217-65-3

Mbi librin

Ana Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh.

Sa shumë do të donte të shkëmbehej me secilin prej tyre! Pas një sulmi terrorist, që u kushtoi jetën dy prindërve të saj, ajo ka mbetur e paralizuar dhe askush nuk di t'i thotë nëse një ditë do të ecë dot përsëri!

Alisa është e mbrojtur nga gjyshi, padroni i kullës Babel, por ndihet e burgosur në një kafaz floriri, si një princeshë në pritje të shpëtimtarit. Por, mjerisht, princërit ende nuk e dinë se ajo ekziston.

Derisa Naomi, vajza misterioze e ardhur nga jetimorja, hyn në dhomën e saj, duke sjellë me vete një jetë të re, por edhe një rrezik të ri...

Në një botë misterioze gjarpërinjsh argjendi, mes librash të shenjtë e letrash Tarot, rojash muskulorë dhe puthjes së parë, forca e shoqërisë duket mister edhe më i madh për Alisën...

Fragment nga libri

Limuzina rrëshqiti si një thikë e zezë mes trafikut. Pasagjerët, e rehatuar brenda kabinës me ajër të kondicionuar të makinës, as që ia hidhnin sytë njerëzisë që djersitej nëpër rrugë. Ishin zhytur në botën e tyre. Kjo ishte një ditë e paharrueshme për ta.

Abraham Babeli, patriarku, sapo kishte dalë nga spitali. E kishin këshilluar të bënte kujdes e të rrinte në qetësi, mbasi ia kish hedhur më së miri goditjes në zemër. Gruaja e tij qëndronte e heshtur nga lumturia. Jo vetëm që i shoqi shpëtoi, por pranë kishin të birin e humbur prej vitesh, Jozefin e tyre të dashur, i cili ishte kthyer në shtëpi pas shumë vitesh mërgim.

Gjendja kritike e të atit e kish shtrënguar të kthehej nga Afrika dhe, për më tepër, nuk kishte ardhur vetëm. Midis nuses së djalit dhe rojës së sigurimit ishte ulur Alisa, mbesa e tyre e vogël. E kishin takuar për herë të parë javën e kaluar. Sa mirënjohës i ishin fatit që, pas gjithë atyre viteve shprese, u ishte dhënë kjo mundësi.

Vdekja i kishte mbërthyer në nofulla e pastaj i kishte pështyrë jashtë. Sot ata po e përjetonin gjithçka si një mrekulli. Befas limuzina u ndal dhe patriarku iu kthye shoferit i irrituar. Pse ndaloi ashtu papritur? Mos vallë kishte ndodhur ndonjë aksident, që kishte bllokuar rrugën? Ai mallkoi.

Ajo ia mbështeti dorën te gjuri. Çfarë kishin thënë mjekët? Ai nuk duhet të shqetësohej për asgjë. I biri vetëm qeshte. Mbesa shihte përtej xhamave të blinduar qytetin, i cili dukej mjaft mbresëlënës për të sapoardhurit.

Një grua, me një pardesy të gjatë dhe me një fëmijë në krah, po ecte drejt limuzinës. Papritmas, ajo ndaloi para makinës, me një buzëqeshje vesh më vesh. Jozefi uli xhamin. I ati protestoi, por ishte shumë vonë.

Gruaja, me buzëqeshjen stampuar në fytyrë, e hodhi fëmijën nga dritarja brenda në limuzinë. Sakaq pardesyja iu hap. Të gjithë ia panë eksplozivët që kishte lidhur në trup. Edhe te fëmija po ashtu. Forcat e sigurimit ndërhynë vonë.
- Qëlloni, qëlloni pra,- thërriti patriarku. Gjëja e fundit që pa, ishte vështrimi i habitur në fytyrën e të birit.

Komente mbi librin

"... Një roman i rrallë e shumë bashkëkohor për ambiciet njerëzore: paranë dhe besimin. Ia vlen ta lexosh edhe për atmosferën intriguese, komplotin, personazhet e spikatura dhe aktualitetin, të cilat nuk kanë gjithmonë këtë forcë tërheqëse në letërsinë për të rinj."

Bas Maliepaard, Trouw

"Një libër i mrekullueshëm për miqësinë, dashurinë, besimin... Lexuesi zhytet në një boë futuriste, ku përfshihen shumë aspekte të realitetit ku jetojmë. Një kënaqësi e rrallë për lexuesit e rinj, një libër që të mbërthen e të mban kështu deri në faqen e fundit."

Elke Verhulst, Pluizer

"Një libër ku spikasin dialogët e rafinuar, por edhe shumë të kthjellët: detyrë e vështirë për shumë romancierë... Babeli është një libër tejet intrigues, që nuk mund ta lësh mënjanë."

Dennis de Roover, Zizo

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217653
ean13
9789928217653
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Loja e Geraldit, Stephen King

Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)