• Banner

Thjeshtri, Jurij Hudolin
  • Thjeshtri, Jurij Hudolin

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thjeshtri
Origjinali: Pastorek
Gjinia: Roman
Autori: Jurij Hudolin
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2016
Fq. 218
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-230-04-1

Mbi librin

"Thjeshtri", një histori mbi dhunën në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Në këtë roman është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne. Përktheu nga sllovenishtja Nikollë Berishaj.

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten - karakter tipik ky i tranzicioneve.

Është një histori mbi dhunën në familje. Rrëfimi dhe stili në këtë roman është realist, i plotë dhe i drejtpërdrejtë. Shkrimtari nuk i është shmangur kompleksitetit të ndjenjave të fëmijës së torturuar, të frikës dhe urrejtjes së tij ndaj figurës së babait, por, në të njëjtën kohë edhe të pushtetit të tij të dhunshëm.

Në historinë intime të familjes së përfshirë nga pakënaqësia, gjejmë tharmin shoqëror. Por kjo nuk është thjesht jeta individuale dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Ajo është edhe panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.

Fragmente nga libri

Kur Benjamini ishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkuan secili në rrugën e vet. I rregulluan gjërat shpejt e shpejt në gjykatë dhe nxituan ta kërkojnë fatin nëpër rrugë të pahulumtuara, si dy vrapues të zalisur nga dielli në mes të vreshtit të përvëluar.

Valter Zakrajsheku, babai i Benjaminit, ekonomisti jetëshijues, iu vu shërimit prej ndërgjegjes së lënduar nga gota dhe nga përqafimi i femrave të tjera, ndërsa nëna e tij, Ingridi, mbeti vetëm me djalin e prekur nga adoleshenca.

Shumë shpejt, në një argëtim sindikalist të punëtorëve të administratës, nëna e tij njohu Loris Çivitikon, hotelierin e pasur dhe pronarin e madh, që ishte fryrë si bretkosë dhe që tregonte muskujt në mallin e vet në Panula, një fshat i vogël në bregdetin kroat në Istria, i cili gjatë verës jetonte një jetë të ethshme, ndërsa dimrin e kalonte si zgëq i humbur në zbrazëtirën e pafund.

Si çdo dymbëdhjetëvjeçar, Benjamini i idealizonte gjërat dhe, sigurisht që ishte tepër i ri për të mësuar ta njihte djallin me sy njeriu... Për këtë arsye po e vendos në Panula tregimin e jetës së tij...

Nga mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit të njëzetë, në shikim të parë Jugosllavia ishte ende një shtet mjaft i besueshëm dhe, përveç dashurisë përvëluese, ky duhet të ishte, me siguri, njëri nga shkaqet pse e ëma, Ingridi, e çregjistroi Benjaminin nga shkolla sllovene, la punën dhe, pas disa vizitash plot epsh, u shpërngul në bregdetin kroat, te zoti Çivitiko.

Më shumë, në fakt i vetmi, qau Benjamini. Por atë nuk e pyeti kush për gjë. Fëmija është fëmijë dhe i nënshtrohet vullnetit të prindërve.

***

Rreth shtatëdhjetë frymë me mbiemrin Çivitiko jetonin në Panula dhe, nëse nuk ishin vëllezërit e Lorisit, ata ishin së paku kushërinjtë e parë, nipër dhe xhaxhallarë apo hallat e tij. Fshati mund të quhej fare mirë edhe Çivitikasi.

Asnjë truall nuk ishte më i vogël se njëzet hektarë dhe të gjithë trojet ishin të rrethuar me një gardh një metër të lartë, saktësisht, aq sa vëllai vëllanë mund ta gjuante me dru të çarë, nëse ky i fundit i rrëmbente qoftë edhe një pëllëmbë tokë. Motoja e banorëve të Panulas ishte: "Këtu jam unë pronar!"

***

Panula kishte rreth pesëdhjetë shtëpi të banorëve të vjetër dhe të farefisit të tyre që, sipas ligjit të logjikës fshatare urreheshin dhe pështyheshin mes vetes sapo kishin përpara, qoftë edhe për një minutë, bashkëfshatarin e tretë dhe që gjuanin me gurë e me dru mbi bashkëfshatarin tjetër. Mirëpo, nëse një i huaj përpiqej t'i shtypte, qoftë ky edhe fshatar prej fshatit fqinj, të gjithë bashkoheshin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230041
ean13
9789928230041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2203

Botuesi: Bota Shqiptare

Te fshehtat e nje gruaje, Salwa Al Neimi

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)