Thjeshtri, Jurij Hudolin
  • Thjeshtri, Jurij Hudolin

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thjeshtri
Origjinali: Pastorek
Gjinia: Roman
Autori: Jurij Hudolin
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2016
Fq. 218
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-230-04-1

Mbi librin

"Thjeshtri", një histori mbi dhunën në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Në këtë roman është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne. Përktheu nga sllovenishtja Nikollë Berishaj.

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten - karakter tipik ky i tranzicioneve.

Është një histori mbi dhunën në familje. Rrëfimi dhe stili në këtë roman është realist, i plotë dhe i drejtpërdrejtë. Shkrimtari nuk i është shmangur kompleksitetit të ndjenjave të fëmijës së torturuar, të frikës dhe urrejtjes së tij ndaj figurës së babait, por, në të njëjtën kohë edhe të pushtetit të tij të dhunshëm.

Në historinë intime të familjes së përfshirë nga pakënaqësia, gjejmë tharmin shoqëror. Por kjo nuk është thjesht jeta individuale dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Ajo është edhe panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.

Fragmente nga libri

Kur Benjamini ishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkuan secili në rrugën e vet. I rregulluan gjërat shpejt e shpejt në gjykatë dhe nxituan ta kërkojnë fatin nëpër rrugë të pahulumtuara, si dy vrapues të zalisur nga dielli në mes të vreshtit të përvëluar.

Valter Zakrajsheku, babai i Benjaminit, ekonomisti jetëshijues, iu vu shërimit prej ndërgjegjes së lënduar nga gota dhe nga përqafimi i femrave të tjera, ndërsa nëna e tij, Ingridi, mbeti vetëm me djalin e prekur nga adoleshenca.

Shumë shpejt, në një argëtim sindikalist të punëtorëve të administratës, nëna e tij njohu Loris Çivitikon, hotelierin e pasur dhe pronarin e madh, që ishte fryrë si bretkosë dhe që tregonte muskujt në mallin e vet në Panula, një fshat i vogël në bregdetin kroat në Istria, i cili gjatë verës jetonte një jetë të ethshme, ndërsa dimrin e kalonte si zgëq i humbur në zbrazëtirën e pafund.

Si çdo dymbëdhjetëvjeçar, Benjamini i idealizonte gjërat dhe, sigurisht që ishte tepër i ri për të mësuar ta njihte djallin me sy njeriu... Për këtë arsye po e vendos në Panula tregimin e jetës së tij...

Nga mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit të njëzetë, në shikim të parë Jugosllavia ishte ende një shtet mjaft i besueshëm dhe, përveç dashurisë përvëluese, ky duhet të ishte, me siguri, njëri nga shkaqet pse e ëma, Ingridi, e çregjistroi Benjaminin nga shkolla sllovene, la punën dhe, pas disa vizitash plot epsh, u shpërngul në bregdetin kroat, te zoti Çivitiko.

Më shumë, në fakt i vetmi, qau Benjamini. Por atë nuk e pyeti kush për gjë. Fëmija është fëmijë dhe i nënshtrohet vullnetit të prindërve.

***

Rreth shtatëdhjetë frymë me mbiemrin Çivitiko jetonin në Panula dhe, nëse nuk ishin vëllezërit e Lorisit, ata ishin së paku kushërinjtë e parë, nipër dhe xhaxhallarë apo hallat e tij. Fshati mund të quhej fare mirë edhe Çivitikasi.

Asnjë truall nuk ishte më i vogël se njëzet hektarë dhe të gjithë trojet ishin të rrethuar me një gardh një metër të lartë, saktësisht, aq sa vëllai vëllanë mund ta gjuante me dru të çarë, nëse ky i fundit i rrëmbente qoftë edhe një pëllëmbë tokë. Motoja e banorëve të Panulas ishte: "Këtu jam unë pronar!"

***

Panula kishte rreth pesëdhjetë shtëpi të banorëve të vjetër dhe të farefisit të tyre që, sipas ligjit të logjikës fshatare urreheshin dhe pështyheshin mes vetes sapo kishin përpara, qoftë edhe për një minutë, bashkëfshatarin e tretë dhe që gjuanin me gurë e me dru mbi bashkëfshatarin tjetër. Mirëpo, nëse një i huaj përpiqej t'i shtypte, qoftë ky edhe fshatar prej fshatit fqinj, të gjithë bashkoheshin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230041
ean13
9789928230041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001380

Botuesi: Botimet Dudaj

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
900 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
400 Lekë
More

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Biseda me Kafkën, Gustav Janouch

Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Uilli, Jeroen Olyslaegers

Është errësira e brendshme e Uillit që e orienton këtë roman dhe i jep energji rrëfimit. Ai është një Kasandra, i mallkuar të thotë të vërteta të ashpra për poshtërsinë thelbësore të njerëzimit.
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001814

Botuesi: Pegi

Mallkimi Fuku, Junot Diaz

Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil
1 000 Lekë
More