Thjeshtri, Jurij Hudolin
  • Thjeshtri, Jurij Hudolin

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Thjeshtri
Origjinali: Pastorek
Gjinia: Roman
Autori: Jurij Hudolin
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2016
Fq. 218
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-230-04-1

Mbi librin

"Thjeshtri", një histori mbi dhunën në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Në këtë roman është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne. Përktheu nga sllovenishtja Nikollë Berishaj.

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të dashuruar me vetveten - karakter tipik ky i tranzicioneve.

Është një histori mbi dhunën në familje. Rrëfimi dhe stili në këtë roman është realist, i plotë dhe i drejtpërdrejtë. Shkrimtari nuk i është shmangur kompleksitetit të ndjenjave të fëmijës së torturuar, të frikës dhe urrejtjes së tij ndaj figurës së babait, por, në të njëjtën kohë edhe të pushtetit të tij të dhunshëm.

Në historinë intime të familjes së përfshirë nga pakënaqësia, gjejmë tharmin shoqëror. Por kjo nuk është thjesht jeta individuale dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Ajo është edhe panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.

Fragmente nga libri

Kur Benjamini ishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkuan secili në rrugën e vet. I rregulluan gjërat shpejt e shpejt në gjykatë dhe nxituan ta kërkojnë fatin nëpër rrugë të pahulumtuara, si dy vrapues të zalisur nga dielli në mes të vreshtit të përvëluar.

Valter Zakrajsheku, babai i Benjaminit, ekonomisti jetëshijues, iu vu shërimit prej ndërgjegjes së lënduar nga gota dhe nga përqafimi i femrave të tjera, ndërsa nëna e tij, Ingridi, mbeti vetëm me djalin e prekur nga adoleshenca.

Shumë shpejt, në një argëtim sindikalist të punëtorëve të administratës, nëna e tij njohu Loris Çivitikon, hotelierin e pasur dhe pronarin e madh, që ishte fryrë si bretkosë dhe që tregonte muskujt në mallin e vet në Panula, një fshat i vogël në bregdetin kroat në Istria, i cili gjatë verës jetonte një jetë të ethshme, ndërsa dimrin e kalonte si zgëq i humbur në zbrazëtirën e pafund.

Si çdo dymbëdhjetëvjeçar, Benjamini i idealizonte gjërat dhe, sigurisht që ishte tepër i ri për të mësuar ta njihte djallin me sy njeriu... Për këtë arsye po e vendos në Panula tregimin e jetës së tij...

Nga mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit të njëzetë, në shikim të parë Jugosllavia ishte ende një shtet mjaft i besueshëm dhe, përveç dashurisë përvëluese, ky duhet të ishte, me siguri, njëri nga shkaqet pse e ëma, Ingridi, e çregjistroi Benjaminin nga shkolla sllovene, la punën dhe, pas disa vizitash plot epsh, u shpërngul në bregdetin kroat, te zoti Çivitiko.

Më shumë, në fakt i vetmi, qau Benjamini. Por atë nuk e pyeti kush për gjë. Fëmija është fëmijë dhe i nënshtrohet vullnetit të prindërve.

***

Rreth shtatëdhjetë frymë me mbiemrin Çivitiko jetonin në Panula dhe, nëse nuk ishin vëllezërit e Lorisit, ata ishin së paku kushërinjtë e parë, nipër dhe xhaxhallarë apo hallat e tij. Fshati mund të quhej fare mirë edhe Çivitikasi.

Asnjë truall nuk ishte më i vogël se njëzet hektarë dhe të gjithë trojet ishin të rrethuar me një gardh një metër të lartë, saktësisht, aq sa vëllai vëllanë mund ta gjuante me dru të çarë, nëse ky i fundit i rrëmbente qoftë edhe një pëllëmbë tokë. Motoja e banorëve të Panulas ishte: "Këtu jam unë pronar!"

***

Panula kishte rreth pesëdhjetë shtëpi të banorëve të vjetër dhe të farefisit të tyre që, sipas ligjit të logjikës fshatare urreheshin dhe pështyheshin mes vetes sapo kishin përpara, qoftë edhe për një minutë, bashkëfshatarin e tretë dhe që gjuanin me gurë e me dru mbi bashkëfshatarin tjetër. Mirëpo, nëse një i huaj përpiqej t'i shtypte, qoftë ky edhe fshatar prej fshatit fqinj, të gjithë bashkoheshin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230041
ean13
9789928230041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
10,20 GBP
More

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
6,80 GBP
More

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.
6,80 GBP
More

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
8,50 GBP
More

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
10,63 GBP
More

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.
6,80 GBP
More

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
8,50 GBP
More

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000484

Botuesi: OMSCA-1

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.
8,50 GBP
More

I vetëm në Berlin, Hans Fallada

Libri mbështetet në ngjarje të vërteta, duke përshkruar jetën e një çifti gjerman, prindër të një djali të vetëm, të cilët pasi e humbin atë gjatë luftës së dytë botërore, protestojnë kundër Hitlerit që dërgonte bijtë e nënave në luftë për qëllime pushtuese.
10,20 GBP
More

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.
10,20 GBP
More

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.
6,80 GBP
More