• Banner

Ura ne mjegull, Muriel Barbery
  • Ura ne mjegull, Muriel Barbery

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ura në mjegull
Origjinali: La Vie des Elfes
Gjinia: Roman
Autori: Muriel Barbery
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 252
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-0-526-1

Mbi librin

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria, e cila jeton në një fshat të thellë të Burgonjës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të Italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzakonshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra.

Megjithatë, mes tyre ekziston një lidhje sekrete: secila me mënyra të ndryshme është në kontakt me botën e elfëve, me botën e artit, të shpikjes, të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën, që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj.

Mirëpo, një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe, vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që, përmes bashkimit të dhuntive të tyre, të prishin planet e tij. Dy vogëlusheve, pasi bashkojnë forcat, do t'u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.

Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagoniste. Një tjetër histori e mrekullueshme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes natyrës dhe njeriut.

Mbi autoren

Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Studioi në Liceun Lakanal, ndoqi studimet në Ecole Normale Supérieure të Fontenay-Saint-Cloud-it në vitin 1990 dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993.

Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM (kolegji për trajnimin e mësuesve). Pasi e la punën, jetoi për dy vjet në Japoni (2008-2009). Aktualisht jeton në Evropë.

Romani i saj "Eleganca e iriqit" (botuar në shqip nga shtëpia botuese "Dudaj") kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë. Ky libër i saj ka qenë bestseller në Francë, në Itali, në Gjermani, në Spanjë, në Korenë e Jugut dhe në shumë vende të tjera.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305261
ean13
9789994305261
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm një natë Markoviç, Ayelet Gundar - Goshen

Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Burri i saj, Luixhi Pirandelo

Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)