• Banner

Vajza daneze, David Ebershoff
  • Vajza daneze, David Ebershoff

Vajza daneze, David Ebershoff

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza daneze
Origjinali: The danish girl
Gjinia: Roman
Autori: David Ebershoff
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 316
Pesha: 0.412 kg.
ISBN: 978-9928-217-30-1

Mbi librin

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?

Gjithçka nis me një pyetje, me një kërkesë të thjeshtë për ndihmë që ajo i bën bashkëshortit, teksa pikturojnë në studion e përbashkët, duke i hapur udhë shndërrimit që nuk i shkonte në mend askujt.

Si bashkim i së vërtetës me trillin, për të krijuar një vepër të veçantë me tis romantik, "Vajza daneze" portretizon me rrjedhshmëri intimitetin e veçantë që karakterizon çdo martesë, historinë mbresëlënëse të Lili Elbës, nismëtares së ndryshimeve transgjinore, si dhe gruan e dyzuar mes besnikërisë ndaj martesës dhe dëshirave e ambicies vetjake.

Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë "Vajzën daneze", deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzetë.

Komente mbi librin

"Roman me bukuri dhe finesë të pakrahasueshme. Histori e habitshme dhe prekëse dashurie."

Chicago Tribune

"Një vepër e mrekullueshme artistike... "Vajza daneze" është hapi i parë i guximshëm i Ebershoffit si shkrimtar, të cilin ai e ndërmerr me hijeshi, bukuri dhe zgjuarsi."

The Boston Globe

"Ebershoffi u kushton shumë vëmendje hollësive. Faqet e romanit janë të mbushura me ngjyra, aroma dhe ndjesi... mënyrë përfshirëse të shkruari, tepër delikate."

San Francisco Chronicle

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217301
ean13
9789928217301
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)