Kostandina, Alki Zei
  • Kostandina, Alki Zei

Kostandina, Alki Zei

Dituria

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kostandina (kopertinë e trashë)
Origjinali: Η Κωνσταντίνα και οι αράχνες της
Gjinia: Roman
Autori: Alki Zei
Shqipëroi: Maklena Nika
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 206
Pesha: 0.334 kg.
ISBN: 978-9928-217-49-3

Mbi librin

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.

Konstandina duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë e shkollën, që e pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri. Kështu e quan gjyshen e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën, dhe Konstandina që nuk ia vë veshin kurrë.

Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka gjetur atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet?

Është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Vlera e këtij romani nuk mbetet vetëm te subjekti.

Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.

Komente mbi librin

"I shkruar me humor të zgjedhur e të hollë, me ndjenjën delikate të lumturisë së veçantë e të padjallëzuar, që na shoqëron në fëmijëri, një ndjenjë që bëhet edhe më e prekshme në kufijtë e një bote që po shkërmoqet..."

New York Times

"Një libër që lexohet menjëherë, i shkruar me një stil zbavitës dhe me humor. Ndër librat më të mirë për të rinj."

The Observer

"I mahnitshëm, shprehës dhe që të përfshin. Romani më interesant për fëmijë dhe të rinj të Alki Zeit."

Le Monde

"Librat e Alki Zeit kanë një cilësi të veçantë: thyejnë pengesat mes librave për adoleshentë dhe atyre për fëmijë – si dhe librave për të rritur. Pra, i lexojnë të gjithë."

To Vima

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217493
ean13
9789928217493
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dritëhijet e një mendjeje, J. Bernlef

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, mbetet ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Njerëz të pavarur, Halldor Laxness

Jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me gazetarinë dhe eseistikën dhe qëndrimet politike, ai u ka dhënë formë dokeve të këtij kombi në ndryshim të shpejtë.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vreshti i Anxhelikës, Sveva Casati Modignani

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
1 250 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Çadra e purpurt, Alki Zei

Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.
600 Lekë
More