E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman
  • E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Dituria

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: E bardha dhe e zeza
Origjinali: Noughts & Crosses
Gjinia: Roman
Autori: Malorie Blackman
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 472
Pesha: 0.592 kg.
ISBN: 978-9928-217-64-6

Mbi librin

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

Në botën e tyre, qerosët e bardhë dhe Krosët e zinj nuk mund të përzihen, por ja që dashuria nuk u është bindur kurrë rregullave. Kallumi dhe Sefi, shokë që fëmijë, tani që janë rritur, ndoshta ndiejnë diçka më shumë. Ata takohen fshehtas dhe thurin plane...

Por nuk është e lehtë të shkosh kundër konvencioneve, të mbrosh atë që beson, të vendosësh se çfarë duhet të besosh: ndonjëherë është një betejë e vërtetë, kundër të tjerëve, por edhe kundër vetes.

Ndërkohë, tensioni midis të bardhëve dhe njerezve me ngjyre rritet, derisa një ditë shpërthen bomba... Babai i Kallumit është i dyshuari kryesor, kurse ati i Sefit nuk do të ndalet para asgjëje, derisa ta shohë atë të varur në litar. Gjuetia e gjakut nuk do të kërcënojë vetëm dashurinë, por edhe jetën e Kallumit dhe Sefit.

Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jenë vdekjeprurëse.

Komente mbi librin

"Një histori e fuqishme dashurie për paragjykimet dhe racën."

Sunday Times

"Një libër që do të mbetet për një kohë të gjatë në mendjen e lexuesve dhe do t'i sfidojë të rinjtë që të mendojnë e rimendojnë për stereotipat e shoqërisë."

Observer

"Një roman me qindra faqe brilante që vërtet d t'ju bëjë të jetoni me personazhet. Do të derdhni lot, do të qeshni dhe do të qani prapë e prapë. Një roman i shkruar me art, e rekomandojmë me gjithë zemër. Përfundimisht meriton 5 yje."

The Guardian

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217646
ean13
9789928217646
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
850 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ditët e fundit të luftës civile spanjolle. Republikanët, të shpartalluar, në ikje e sipër pushkatojnë hierarkë fashistë që i kanë mbajtur të burgosur diku në një humbëtirë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Loja e Geraldit, Stephen King

Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e...
1 600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Hëna dhe gjashtë pensët, Uilliam Samerset Mom

Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtimet e një geishe, Arthur Golden

 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajzë i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë sterviten të mashtrojnë burrat me të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction -...
1 100 Lekë
More

Botuesi: Morava

Kuptimi i jetës, Irvin D. Yalom

Unë jam shkrimtar. Dhe nëna nuk mund të lexojë. E megjithatë, unë prapë kthehem tek ajo për të kërkuar kuptimin e punës së jetës sime.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro (e-book)

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...
1 120 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Në teh të thikës, Malorie Blackman

Kur e vërteta dhe e drejta nuk janë më çështje të bardhësh dhe të zinjsh... Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë.
900 Lekë
More