• Banner

  • E fshehta e Sheronjeses, Sabine Ebert

E fshehta e Shëronjëses, Sabine Ebert

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. 

11,05 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E fshehta e Shëronjëses
Origjinali: Das Geheimnis der Hebamme
Gjinia: Roman
Autori: Sabine Ebert
Shqipëroi: Sabina Dhrimo
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2017
Fq. 465
Pesha: 0.594 kg.
ISBN: 978-9928-21-62-8-1

Mbi librin

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. Ajo do të bashkohet me një grup kolonësh të nisur drejt Saksonisë së sotme, një zone ende e pashkelur asokohe.

Kolonët udhëhiqen nga Kristiani, kalorësi fisnik që magjepset nga bukuria dhe brishtësia e Martës dhe kthehet në njeriun e vetëm që mund të ndryshojë fatin e saj. Por urtësia dhe dhuntia e shëronjëses tërheqin edhe vëmendjen e Randolfit, armikut të përbetuar të Kristianit në oborr. Të dy do të ndeshen për pushtet dhe pasion,për drejtësi dhe nder.

"E fshehta e shëronjëses" është vëllimi i parë i sagës së shëronjëses, një vepër që na përball me personazhe të vërteta dhe imagjinare, me fate të trilluara dhe historike të kohës së perandorit Frederik Barbarosa.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216281
ean13
9789928216281
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001174

Botuesi: OMSCA-1

Ndihma, Kathryn Stockett

Tri femra të zakonshme tashmë janë gati të bëjnë një hap të jashtëzakonshëm. Njëzetedyvjeçarja Skiter sapo është kthyer në shtëpi pas mbarimit të kolegjit "Ol – Mis". Ajo ka një diplomë, por nëna e saj nuk do të jetë e lumtur, derisa Skiteri të ketë një unazë në gisht.

Çmimi 9,35 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!

Çmimi 2,98 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Çarku, Mehmet Mollaosmanoglu

Po frynte një erë e lehtë. Nuk dridhej por në freskinë e natës kishte pakëz ftohtë. Dhe një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare po lexonte rreshtin e fundit të gjëegjëzës së koduar që do të ndryshonte fatin e botës.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)