Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani
  • Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

IDK

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

7,22 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjyzlyket e arta
Origjinali: Gli occhiali d'oro
Gjinia: Roman
Autori: Giorgio Bassani
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2016
Fq. 155
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

Në qendër të veprës është figura e doktor Fadigatit, një nga njerëzit më të respektuar e të vlerësuar të shoqërisë së kamur qytetase deri ditën kur në qytet nisin të përhapen fjalë se doktori, i cili ndonëse mbi të dyzetat ende s'është martuar, na është homoseksual.

Sidoqoftë, fillimisht duket sikur s'ka fakte për të konfirmuar këto fjalë, dhe "shoqëria e respektueshme" ferrareze preferon të mbyll sytë, duke gjykuar se, së paku faqe botës, sjellja e doktorit vazhdon të mbetet e paqortueshme.

Por ja që një ditë prej ditësh, befas plas skandali: merret vesh se mjeku i nderuar na qënka i dashuruar me një djalë të ri student... "Gjyzlyket e arta" është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij.

Mbi autorin

Giorgio Bassani (1916-2000) konsiderohet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm italianë dhe europianë të shekullit të XX, fitues i çmimeve letrare më prestigjioze në Itali. Ndër veprat e tij kryesore mund të përmenden "Kopshti i Finci-Kontinëve"; "Romani i Ferrarës"; "Pas portës"; "Çafka"; "Aroma e sanës". Pjesa më e madhe e veprave të tij janë bërë gjithashtu filma.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2458

Botuesi: IDK

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.
11,10 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Përtej, Natsuo Kirino

Katër gratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. 
13,32 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
11,10 
More

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.
12,21 
More

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
11,10 
More

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
15,54 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Valis, Philip K. Dick

Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë.
8,88 
More

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
3,89 
More

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.
7,22 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
7,77 
More

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
14,43 
More

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja
8,88 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Kopshti i Finzi – Kontinëve, Giorgio Bassani

Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
9,99 
More