• Banner

Kaloresi ne cati, Jean Giono
  • Kaloresi ne cati, Jean Giono

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

10,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalorësi në çati
Origjinali: Le hussard sur le toit
Gjinia: Roman
Autori: Jean Giono
Shqipëroi: Donika Omari
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2016
Fq. 432
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-136-44-2

Mbi librin

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

Një i ri për të cilin nderi qëndron mbi gjithçka, përherë i gatshëm ta verë jetën në rrezik për të tjerët, ai nis kështu udhëtimin nëpër një peizazh ku sundon e plotfuqishme vdekja, duke kaluar një mori aventurash, derisa takohet me një grua të re, të bukur, e cila ka nevojë për ndihmë.

E kështu ai ka rastin të vihet në shërbim të saj, dhe së bashku përshkojnë Jugun e Francës në kërkim të shpëtimit. Një roman epik, të cilin shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit.

Komente mbi librin

"Jean Giono, një prej gjigantëve të letërsisë moderne europiane."

The Living Age

"Ai është sot një prej romancierëve më të rëndësishëm të Europës."

The Times Literary Supplement

Mbi autorin

Jean Giono (1895-1970) një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë. Autor i mjaft eseve, poezive, dramave, skenare filmash, si dhe mbi 30 romanesh të përkthyera në shumë gjuhë.

Giono ishte një pacifist, për çka u burgos dy herë: pas pushtimit gjerman në 1940, por po ashtu dhe pas çlirimit të Francës, kur për shkak të pacifizmit të tij e akuzuan për kolaboracionizëm.

Vetëm mbrojtja e zjarrtë e një personaliteti si Andre Zhidi, bëri që figura e tij të rihabilitohej plotësisht në Francën e pasluftës. J.Giono ishte anëtar i Légion 'Honneur dhe i Akademisë Goncourt.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136442
ean13
9789928136442
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten...

Çmimi 14,43 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.

Çmimi 7,22 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)