• Banner

Stoneri, John Williams
  • Stoneri, John Williams

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stoneri
Origjinali: Stoner
Gjinia: Roman
Autori: John Williams
Shqipëroi: Piro Misha
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2016
Fq. 322
Pesha: 0.331 kg.

Mbi librin

Një fat i veçantë ai i këtij romani. Sot konsiderohet nga kritika si një kryevepër, por kur u botua për herë të parë në vitin 1965, ai kaloi pothuajse pa u vënë re. Madje, dhe në vitin 1994, kur autori John Edward Williams vdiq, në nekrologjinë e botuar me këtë rast nga New York Times, këtij romani i kushtohet fare pak vëmendje.

U desh të vinte viti 2003, kur romani u ribotua nga prestigjiozja New York Review of Books, e sidomos përkthimi i tij në frëngjisht prej shkrimtares së njohur Anna Gavalda, për ta bërë atë sakaq të famshëm në mbarë botën, duke e kthyer "Stonerin" në një "fenomen letrar", që kritika e përshëndeti si një ndër kryeveprat e padiskutueshme të letërsisë botërore, ndërkohë që publiku e priti me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Sot ka jo pak kritikë që e konsiderojnë atë si një ndër tre romanet më të rëndësishëm të gjithë letërsisë amerikane.

Komente nga libri

"Një zbulim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan letërsinë."

Ian McEwan

"Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar."

Tom Hanks

"Stoneri i John Williams-it është diçka më e rrallë nga ç'është thjesht një roman i madh - ai është romani i përkryer, i rrëfyer e i shkruar aq bukur, dhe aq emocionues, saqë të lë pa frymë."

The New York Times

"Një prej romaneve më të mëdhenj të shekullit të shkuar. Kam blerë së paku 50 kopje të tij për t'ua bërë dhuratë miqve. Një libër aq i bukur saqë e meriton të marrë statusin e një klasiku."

Colum McCann, The Guardian

"Romani më i madh amerikan për të cilin s'keni dëgjuar asnjëherë."

Tim Kreider, New Yorker

"Libri më i bukur në botë."

Emma Straub, shkrimtare amerikane

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Stambolli ishte një përrallë, Mario Levi

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Ne bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)