Zjarret e vjeshtes, Irene Nemirovsky
  • Zjarret e vjeshtes, Irene Nemirovsky

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

IDK

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

680 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zjarret e vjeshtës
Origjinali: Les feux de l'automne
Gjinia: Roman
Autori: Irène Némirovsky
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2016
Fq. 288
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-136-42-8

Koment nga Diana Çuli

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

"Zjarret e vjeshtës" është një roman për luftën, për dashurinë, për pasionin, për rininë e humbur, për pabesinë e tradhtinë, për kotësinë, zhgënjimin, po edhe për lumturinë, që gjendet, si shkëndija të vogla, por gjithnjë të pranishme, mes kaosit, hidhërimeve e dëshpërimeve të jetës.

"Zjarret e vjeshtës" është përsëri një shpalosje e talentit të veçantë të Nèmirovsky-t, e aftësisë së saj për të zbërthyer shpirtin e njeriut, marrëdhëniet e ndërlikuara mes shoqërisë dhe individit, varësisë së tij prej rrethanave, po edhe aftësisë së tij për të gjetur shtigje shpëtimi. Një vepër, e shkruar me mjeshtëri të rrallë, që të shtyn të mendosh gjatë mbi atë që njeriu i bën botës dhe vetes."

Mbi autoren

Irène Némirovsky lindi më 1903 në Kiev, në një familje të pasur bankierësh hebrej, që emigroi në Francë pas Revolucionit. Pasi kreu studimet, ajo shkroi një sërë veprash të cilat e afirmuan në skenën letrare franceze. Në vitin 1942, arrestohet nga gjermanët, të cilët e dërguan në kampin e përqendrimit të Aushvicit, ku dhe vdiq në moshën 39 vjeçare.

Për disa dekada u duk sikur emri i saj qe harruar, por rreth 60 vjet pas vdekjes së saj, në vitin 2006, u botua romani i saj 'Suita franceze', të cilin ajo e kishte lënë në dorëshkrim, që e bëri sakaq Irène Némirovsky-n të famshme në mbarë botën si një ndër shkrimtaret madhore të letërsisë europiane. Romani 'Zjarret e vjeshtës' konsiderohet një prej kryeveprave të saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136428
ean13
9789928136428
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
600 Lekë
More

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Qyteti i magjepsur, libri i dytë, Ransom Riggs

3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Terapi dhe gënjeshtra, Irvin D. Yalom

Simor Troteri, një terapist i dorës së vjetër, akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale ndaj pacientes së tij. Marshall Streidëri, mbikqyrësi ambicioz e pompoz, zhvatet nga një mashtrues i maskuar si pacient.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000763

Botuesi: Onufri

Dashuri e vonë, Isaac Bashevis Singer

Kam vënë re dhe jam i kënaqur që novela mbahet prapë e gjallë sot. Kjo tregon përsëri sfidën më të madhe të një prozatori dhe arritjen më të madhe të tij, nëse ai ia del mbanë të shkruajë shkurt dhe me imagjinatë.
900 Lekë
More

Referenca: 2088

Botuesi: Botimet Dudaj

Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bestiar, Juan José Arreola

Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të  shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky

Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Jezabel, Irene Nemirovsky

Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur.
700 Lekë
More