• Banner

Lidhese, Domenico Starnone
  • Lidhese, Domenico Starnone

Lidhëse, Domenico Starnone

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lidhëse
Origjinali: Lacci
Gjinia: Roman
Autori: Domenico Starnone
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 128
Pesha: 0.173 kg.
ISBN: 978-9928-02-989-8

Mbi librin

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.

Përpiqemi të mos e kthejmë shpesh kokën pas, sepse koha e dhënies llogari është një kohë e çuar dëm, qesharake dhe sfilitëse. Domenico Starnone ka shkruar një libër tepër emocionues dhe të vërtetë. Një rrëfim me tri zëra për forcat e nëndheshme që mbajnë në jetë martesën, edhe pas shuarjes së dashurisë.

“Nëse ty të ka dalë nga mendja, zotëri i nderuar, po ta kujtoj unë: jam jot shoqe.” Kështu hapet letra që Vanda i shkruan të shoqit, i cili është larguar nga shtëpia, duke e lënë me një barrë pikëpyetjesh pa përgjigje dhe një lëmsh dufi që pret të shpërthejë.

Janë martuar të rinj, në fillim të viteve ’60, me dëshirën për pavarësi, po pastaj bota rreth tyre ndryshon dhe të pasurit një familje në ngarkim në moshën tridhjetëvjeçare, shihet më tepër si shenjë prapambetjeje, sesa si shenjë pavarësie.

Ndaj ai shpërngulet në Romë, i marrosur pas hijeshisë ndjellëse të një vajze të panjohur me të cilën ditët kalohen hareshëm, ndërsa gruaja në Napoli me fëmijët, mat heshtjen që përhapet deri në përçudnim.

Çfarë jemi në gjendje të sakrifikojmë, vetëm e vetëm për të mos u ndier si të zënë në kurth? Çfarë humbasim kur zgjedhim të kthehemi pas në gjurmët tona? Pse nuk ka gjë më të skajshme sesa braktisja, e njëkohësisht nuk ka gjë më shtrënguese sesa lidhëset e padukshme që mbajnë mbërthyer njerëzit me njëri – tjetrin.

Domenico Starnone na ka dhuruar historinë e një arratie, e një kthimi, historinë e të gjitha dështimeve, të atyre që na duken të pakapërcyeshme dhe të atyre që na shoqërojnë për gjithë jetën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928029898
ean13
9789928029898
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e togerit frëng, John Fowles

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, "Gruaja e togerit frëng" është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002006

Botuesi: Pegi

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

Çmimi 6,11 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ishulli, Victoria Hislop

Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse,...

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001042

Botuesi: Dituria

Gjysma e asgjësë, Catherine Dunne

Jeta dramatike e një gruaje që krejt papritur gjendet vetëm, pa para dhe me familjen mbi shpatulla. Jeta e re e Rozës gërshetohet me jetën e dikurshme. Mes lotëve dhe dëshpërimit, mes zemërimit dhe ndjenjës së fajit, ajo bëhet një grua e fortë.

Çmimi 9,98 
More
In Stock
Përshtypjet (0)