• Banner

Gjyshja ime te pershendet dhe te kerkon ndjese, Fredrik Backman
  • Gjyshja ime te pershendet dhe te kerkon ndjese, Fredrik Backman

Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë, Fredrik Backman

Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është "shumë e pjekur për moshën e saj" dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: "mjaft shqetësuese për moshën që ka". Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë
Origjinali: Min mormor hälsar och säger förlåt
Gjinia: Roman
Autori: Fredrik Backman
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2017
Fq. 392
Pesha: 0.479 kg.
ISBN: 978-9928-132-96-3

Mbi librin

Të kesh një gjyshe është si të kesh me vete një ushtri të tërë që të mbron përherë. Kur në shkollë thonë se Elsa është ndryshe, sikur kjo të ishte diçka e keqe, dhe kur drejtori i shkollës thotë se "ajo duhet të ndryshojë qëndrimin e saj" dhe se "ajo provokon reagimin e ashpër të fëmijëve të tjerë", gjyshja, nga ana e saj, e ndalon mbesën të kërkojë falje dhe ta marrë përsipër fajin. Ajo e njeh mirë mbesën e saj, e kupton atë në mënyrë të përkryer. Gjyshja është një nga ata njerëz që janë të gatshëm për luftë.

Nga autori Fredrik Backman, i njohur në mbarë botën me romanin e tij bestseller "Një burrë i quajtur Uve", kemi në gjuhën shqipe një libër të dytë të tij "Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë", që do të kënaqë këdo që ka pasur ndonjëherë një gjyshe, një roman tjetër me karaktere të paharrueshme, i cili ka patur edhe ky një sukses shumë të madh që me daljen në botim.

Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm. Fredrik Backman, me ironi të hollë dhe emocionuese, personazhet e librave të tij i çoi te lexuesit e më shumë se dyzet vendeve të botës.

Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është "shumë e pjekur për moshën e saj" dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: "mjaft shqetësuese për moshën që ka". Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën.

Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës "të çuditshme", ose edhe "të çmendur", por Elsa e quan atë një superheroinë. Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj.

Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, një ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lënë atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë. Elsa ka një detyrë, t'ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj.

Është fillimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes së saj. Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojnë vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesës së saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132963
ean13
9789928132963
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMSCA-1

Një burrë i quajtur Uve, Frederik Backman

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i Arinjve, Fredrik Backman

Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në këtë histori të këtij qyteti, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)