• Ka mbaruar
Pas teje, Jojo Moyes
  • Pas teje, Jojo Moyes

Pas teje, Jojo Moyes

UEGEN

Mu duk se kur e mbylla leximin e romanit "Pas teje" të mbetej në mendje diçka gjysmë e zhvidhosur prej ndjenjës së bukur, që të ngashënjen dhe ta kthen në obsesion idenë se ke pranë dhe para vetes "vrimën" e Zhak Preverit, nga ku hyn dhe del lirisht ndjenja e thellë.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pas teje
Origjinali: After you
Gjinia: Roman
Autori: Jojo Moyes
Shqipëroi: Gentiana Armeni
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2017
Fq. 482
Pesha: 0.599 kg.
ISBN: 978-9928-03-312-3

Komente mbi librin

Mu duk se kur e mbylla leximin e romanit "Pas teje" të mbetej në mendje diçka gjysmë e zhvidhosur prej ndjenjës së bukur, që të ngashënjen dhe ta kthen në obsesion idenë se ke pranë dhe para vetes "vrimën" e Zhak Preverit, nga ku hyn dhe del lirisht ndjenja e thellë.

Dashuria e vjetër kërkëllin gjëmshëm sikur t'i ketë ditët e numëruara dhe bashkon duart si për t'ia nisur një lutjeje. Sytë e dashurisë së vjetër që e mban personazhen kryesore të lodhur e të shoqëruar me një grimë dritë vetëtitëse që lëbyr si përmes një mjegulle.

Sytë e saj janë tejet të vëmendshëm e kërkues madje gjer në një mani bezdisëse. Duket se kemi një simfoni bethoveniane, përmes peripecive dhe dashurisë, gjetjes së vetvetes, e përvuajtur, me goditjet e fatit që s'e përkulin, as e thyejnë...

Romani bëhet menjëherë i dashur dhe bëhet emblemë... Lu është gjithnjë e dashur, plot gjallëri, me një mendim krijues origjinal dhe e ngacmuar nga ana emocionale dhe romantike, që shqyrton mënyra krejt të reja, që rindërton veten pas humbjes së pamendueshme.

Jojo Moyes edhe njëherë mbron me tregimin e saj me markën e njohur, plot humor dhe me mënyrën se si ne shërohemi dhe ecim përpara...

Dhe personazhet si gjithçka tjetër janë një materie eprane, me një thjeshtësi gati mistike, sikur aty të kishte rrojtur hija e një ankthi, që gjallon diku në qiej e zbret aty pranë nesh më të rrallë e pastaj na shoqëron në çdo hap.

Lu, Lili dhe gjithë të tjerët janë të pranishëm, me ndjenjë të hallakatur por megjithatë të fisnikëruar, veshur me rrobën e kohës, qepur me dhe pa shije nën etiketën e brezave, pa i fshehur njollat (qofshin edhe ato të gjakut) dhe gjithnjë në kohën e duhur kur nisen vijimisht drejt të panjohurës në mistikën e dëshpërimit, pa i vrarë idealet, duke mbetur tipa të ndryshëm, bashkë me hipokondrinë, stoicizmin, obsesivitetin, idetë e papajtueshme, shenja parashikuese, optimizmin e pandreqshëm, kryqëzimin shtëpiak, banalitetin deheroizues, kollitjen e shpifësirës ideale, që megjithatë edhe në një jetë të ndërtuar nën ritmin e fatit është e pranishme...

E pra, ky është thelbi i romanit "Pas teje". Dhe mos harroni vjen pas "Unë më parë se ti".

New York Times

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928033123
ean13
9789928033123
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
1 500 Lekë
More

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU000052

Botuesi: Botimet Dudaj

Te fshehtat e librit Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
728 Lekë
More

Botuesi: Living

Vajza e humbur, Lisa Jewell

Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Letra e fundit nga i dashuri yt, Jojo Moyes

Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Kali valltar, Jojo Moyes

Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe..
1 200 Lekë
More