Serenata, Zulfu Livaneli
  • Serenata, Zulfu Livaneli

Serenata, Zulfu Livaneli

Bota Shqiptare

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Serenata
Origjinali: Serenad
Gjinia: Roman
Autori: Zülfü Livaneli
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 472
Pesha: 0.581 kg.
ISBN: 978-9928-00-273-0

Mbi librin

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...

Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshme dhe nga frika se mos zbulohet identiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në Paris, Maksi largohet për një çast...

Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 ka dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet në Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, specialiste për marrëdhëniet me publikun.

Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione, por edhe për të kujtuar fundin tragjik të historisë së tij të dashurisë me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbresëlënëse gjashtëdhjetëvjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.

Livaneli nxjerr në ditë të diellit të vërteta që nuk i dimë, që i kemi harruar dhe ndoshta nuk na pëlqejmë kur i lexojmë. Ky libër na mundëson të zhytemi në emocione të thella dhe intensive. Romantizmi, historia, emocioni, të gjitha janë të fshehura në këtë libër. I shkruar me një stil të suksesshëm sa lexuesi nuk dëshiron ta heqë nga dora.

Disa herë do ta vendosni veten në vend të heronjve të librit. Disa herë do ta gjeni veten në mes ngjarjeve të mbetura mistere në histori. Një histori dashurie tragjike e shkruar duke u shkrirë me ngjarje të vërteta historike.

Në këtë libër që trajton një periudhe historike të errët, Livaneli masakrën e përbashkët të Rusisë, Anglisë, Turqisë dhe Gjermanisë ia përcjell lexuesit bashkë me një histori dashurie.

Zülfü Livaneli në romanin "Serenata" e ka treguar gjithçka në mënyrën më të mirë. Ka dhënë informacione, ka pasqyruar kulturën e shoqërisë, ka nxjerrë në pah historinë e vërtetë, ka lartësuar madhështinë e dashurisë.

Komente mbi librin

"Nëse organizatorët e dhënies së Çmimit Nobel do të kishin refleksin që për çdo vit këtë çmim t'ia jepnin një libri, atëherë romani "Serenata" i shkrimtarit turk Zülfü Livaneli do ta meritonte njëzëri. "Serenata" është një roman i punuar si qëndismë dhe i ngarkuar me emocione sa "Cinema Paradiso" e regjisorit italian Tornatore. Nga ana tjetër është po aq i ashpër dhe mbresëlënës sa "Holokausti" i Spielbergut."

Selahattin Duman, gazeta "Vatan"

""Serenata" është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme. Një vepër klasike livaneliane..."

Talat Halman

""Serenata", ashtu si do të jetë e përjetshme në letërsinë turke, do të mbesë si një vepër e rëndësishme edhe në letërsinë botërore."

Prof. Dr. Onur Bilge Kula

Mbi autorin

Zülfü Livaneli (lindur më 20 qershor 1946) është shkrimtar, poet, muzikant, dhe politikan turk. Livaneli njihet për romanet e tij që ndërthurin sfonde të ndryshme sociale dhe historike, figura dhe ngjarje, si te "Lumturia" me të cilin fitoi në vitin 2006 çmimin "Zbulimi i Shkrimtarëve të Rinj" nga Barnes & Noble, apo si te "Serenatë për Nadian", "Shtëpia e Lejlës" dhe "Historia e tim vëllai", libra që janë përkthyer në 37 gjuhë dhe kanë fituar disa çmime letrare turke e të huaja e janë vlerësuar lart nga kritikët letrarë anembanë botës. Romanet e tij janë realizuar filma, teatro dhe opera.

Livaneli u burgos disa herë gjatë grushtit të shtetit të vitit 1971 për shkak të bindjeve politike dhe iu del të ikte nga Turqia e të mërgonte në 1972. Jetoi në Stokholm, Paris, Athinë dhe Nju Jork, ku u njoh me bashkëpunëtorë, artistë dhe intelektualë si Elia Kazan, Artur Miler, Xhejms Balduin dhe Peter Ustinov, mes të tjerëve. Livaneli u kthye në Turqi në 1984.

Veprat e tij, njësoj si veprimtaria politike dhe kulturore, së bashku me kontributin për paqen botërore u njohën nga UNESKO-ja në 1995 dhe ai u emërua Ambasador i vullnetit të mirë në UNESKO, një post që vazhdon ta mbajë edhe sot. Ka shërbyer një mandat në parlamentin turk dhe në Këshillin e Evropës.

Livaneli nuk është vetëm shkrimtar, por edhe poet, autor tekstesh këngësh, aktivist politik dhe kulturor. Edhe pse në fillim u njoh për shkak të muzikës bashkëkohore, Livaneli e ktheu vëmendjen drejt shkrimit këto dhjetëvjeçarët e fundit, kur kuptoi se letërsinë e kishte më tepër për zemër.

Koleksioni i tij i parë me tregime "Një fëmijë në purgator", i botuar në 1978, u bë film nga televizionet gjermane dhe suedeze. Ai është edhe një politikan i njohur social-demokrat që ka shërbyer si deputet. Muzika e bëri të njohur Livanelin. Një koncert i tij në Ankara në 1997 u ndoq nga jo më pak se 500 mijë njerëz.

Bashkëpunimet e tij me grekun Mikis Theodorakis janë quajtur si një gjest që afron dy vendet. Livaneli ka kompozuar mbi 300 këngë, një rapsodi të regjistruar nga Orkestra Simfonike e Londrës dhe një balet.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002730
ean13
9789928002730
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.
700 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Jorge Luis Borges

Hapet dera për në kopshtMe dëgjesën e një fleteQë përshpirtërinë e ngahershme vë në dyshimDhe brenda, vështrimi imS'ka pse të bjerë më mbi sendeQë tashmë ekzistojnë, sak, në mendje.
600 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Varfanjaku i Zotit, Nikos Kazanxaqis

Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurës.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
900 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
1 300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Familja e katit të sipërm, Lisa Jewell

Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
900 Lekë
More

Botuesi: Living

Autostrada Linkoln, Amor Towles

Ngjarjet zhvillohen në dhjetë ditë dhe tregohen nga këndvështrime të ndryshme, duke e njohur lexuesin me peizazhe të pasura, karaktere të pashlyeshme dhe tematika të veçanta.
1 400 Lekë
More