• Banner

Mashtruesi, Javier Cercas
  • Mashtruesi, Javier Cercas

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mashtruesi
Origjinali: El Impostor
Gjinia: Roman
Autori: Javier Cercas
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2017
Fq. 412
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-99943-0-496-7

Mbi librin

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

Ky rast pati jehonë anembanë botës dhe bëri që Marko të jetë mashtruesi i madh. Tani, në këtë thriller hipnotik, që është gjithashtu një gosti me asortimente të shumta – që nga proza rrëfimtare gjer tek autobiografia, – Javier Cercas e ngujon enigmën e personazhit dhe njëkohësisht futet në shtresat më të thella e më të sikletshme të vetes sonë dhe të së kaluarës sonë të afërt. Si rezultat, ka ardhur ky libër, që bën fjalë jo vetëm për Enrik Markon, po edhe për ty, lexues.

Koment nga Mario Vargas Llosa

Në botën ku jetojmë, fiksioni ka zëvendësuar realitetin dhe kësisoj personazhet e botës reale nuk na interesojnë. Trilluesit, po.

Mbi autorin

Javier Cercas (Kaseres, 1962) është shkrimtar dhe gazetar spanjoll; vepra e tij është përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ka marrë edhe dy çmime për tërësinë e veprës së tij: Il Premio Salone Internazionale del Libro di Torino më 2011 dhe Prix Ulysse më 2012.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994304967
ean13
9789994304967
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Serenata, Zulfu Livaneli

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.

Çmimi 7,81 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)