• Banner

Baroni maltez dhe une, Lusiani, Francis Ebejer
  • Baroni maltez dhe une, Lusiani, Francis Ebejer

Baroni maltez... dhe unë, Lusiani, Francis Ebejer

Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Baroni maltez... dhe unë, Lusiani
Origjinali: The Maltese Baron... and l Lucian
Gjinia: Roman
Autori: Francis Ebejer
Shqipëroi: Elisa Ivanaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 369
Pesha: 0.459 kg.
ISBN: 978-9928-06-196-6

Mbi librin

Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.

Nëpërmjet rrëfimit, si çelës për të hapurt portat e lirisë individuale përballë botës dhe marrëdhënieve kulturore, ai çlirohet nga kufizimet dhe kushtet e vendosura nga ai "tjetri", duke ndërtuar një portret të ri të vetvetes.

Në librin "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani", personazhi kryesor, një burrë i moshuar, rrëfen në vetën e parë jetën e tij si të ishte një roman. Ebejer risjell disa nga problemet ekzistenciale të njeriut – lidhja me të shkuarën, refuzimi i dashurisë për shkakt ë egoizmit, misteri dhe psikologjia e të moshuarve dhe përplasja mes brezave si shkak i standardeve, të etikës dhe kulturës.

Romani i tij i fundit "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani" u botua në vitin 2002, nënëtë vjet pas vdekjes së autorit. Dy miq fëmijërie, Lusiani, djali i një biznesmeni të klasës së mesme dhe Mark Antoni, i biri i baronit, ndonëse dy karaktere të ndryshme, mbeten miq – armiq deri në fundin e jetës së tyre.

Lusiani inteligjent, kryelartë dhe i vetmuar ushqen iluzionet e fisnikërisë, ndërsa Mark Antoni njeri bujar dhe shumë popullor, por me një jetë të shfrenuar, e që trashëgon titullin e babait të tij, shoqërohet me një rreth fashistësh.

Ndërkohe takohet dhe bie në dashuri me vajzën e bukur italiane, Katerina, që në të vërtetë ëshë e dashura e Lusianit. Por lufta i ndërlikon marrëdhëniet për të tre ata... Katerina e dashuron Lusianin, por nuk u martua asnjëherë me të.

Edhe pse ka sjellë në jetë një vajzë... ajo është e detyruar të martohet me Mark Antonin. Më pas vendos të largohet nga Malta duke vdekur larg. Ndërkohë shumë vite pas largimit nga Malta, Mark Antoni kthehet me vajzën e Katerinës, Bianka, të cilën e ka edukuar si bijën e tij... Po Lusiani?!

Koment mbi librin

"Me sa duket, degradimi i zemrës njerëzore është trashëgimi e luftës që vazhdoi të mbizotërojë në frymën letrare të Ebejerit gjatë gjithë jetës deri në vdekjen e tij. Kryeneçësia e Lusianit është në kontrast me sensin e pacipë dhe vulgaritetin e Mark Antonit (kjo sjellje është etiketuar si "seksologji fashiste"). Por këto cilësi treten në zbrazëtinë e së shkuarës, veçanërisht me ardhjen e Biankës, e cila kërkon ashtu si mamaja e saj, Katerina, miqësinë e të dy burrave."

Charles Briffa

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061966
ean13
9789928061966
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)