Zemra vertitese, Donal Ryan
  • Zemra vertitese, Donal Ryan

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Pegi

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zemra vërtitëse
Origjinali: The spinning heart
Gjinia: Roman
Autori: Donal Ryan
Shqipëroi: Sokol Çunga
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 152
Pesha: 0.204 kg.
ISBN: 978-9928-248-49-7

Mbi librin

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti.

Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil të veçantë, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës.

"Zemra vërtitëse" ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar "The Guardian Firt Book Award" (2013), çmimin "Libri i Vitit" në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Fragment nga libri

Nga ta dija unë se ç'do kish bërë Jezui? Me sa di unë, ai djalë ishte plot kundërshti brenda vetes. Këtej thotë të kthejmë faqen tjetër, andej ngrihet, me një çomangë në dorë, dhe kthen përmbys tezgat e shitësve në treg. Këtej thotë se të duruarit janë të bekuar, andej shkon dhe s'lë gjë pa u thënë njerëzve. Ngjallet nga të vdekurit dhe pas ca javësh ia mbath, duke i lënë shokët të kredhur në mut.

Komente mbi librin

"I mprehtë, intim dhe me humor të zi."

The Observer

"I furishëm, mallëngjyes, me një humor të zi që të bie si grusht stomakut. Stili i tij është mrekullisht i rrjedhshëm, dhe secili prej zërave të shumtë tingëllon tërësisht i vërtetë."

New York Times

"Zbavitës, mallëngjyes, i shkruar në mënyrë të mrekullueshme."

Edna O'Brien

"Me një roman të shkëlqyer si "Zemra vërtitëse" nuk ka vend për të parë më larg se e tashmja. Për Donal Ryan, e ardhmja është sot."

Sunday Indipendent

"Çuditërisht prekës... tërësisht njerëzor... një roman bashkëkohor, emocionues dhe i besueshëm, që rrëfen për të humburit dhe për të lënduarit."

The Irish Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248497
ean13
9789928248497
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...
1 400 Lekë
More

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb

Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gruaja e liqenit, Sara Gruen

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.
850 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rruga e Argjendtë, Stina Jackson

“Rruga e Argjendtë” të fton në një lexim emocional, sepse, vetë misteri i ngjarjes, dhe mjeshtëria e Stina Jackson-it, të shkaktojnë dridhërima.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
700 Lekë
More

Ëmbëlsia e Harresës, Kristin Harmel

Duke zbuluar ngjarjet të tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes së saj për të duruar shumë në një botë të çmendur.
1 300 Lekë
More

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
750 Lekë
More