Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Te paharruarit, Lidia Jorge
  • Te paharruarit, Lidia Jorge

Të paharruarit, Lidia Jorge

OMBRA GVG

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të paharruarit
Origjinali: Os memoráves
Gjinia: Roman
Autori: Lidia Jorge
Shqipëroi: Ermira Danaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 392
Pesha: 0.485 kg.
ISBN: 978-9928-06-186-7

Mbi librin

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.

Ata morën menjëherë në zotërim stacionin "Radio Clube Portugues"... ndërsa forcat e shkollës ushtarake të Kavalerisë morën sheshin "Terreiro do Pasos"... Po atë mbasdite, Lëvizja e Forcave të Armatosura (MFA) e detyroi qeverinë e strehuar në kazermën shtabit qendror të xhandarmërisë të dorëzohej.

Një grua në rrugën "Braancamp" në Lisbonë filloi t'u dhurojë ushtarëve dhe njerëzve që kishin vërshuar nëpër rrugë karafila, të cilët ushtarët i vendosën në grykat e pushkëve. Nga kjo lindi dhe emërtimi i revolucionit portugez si Revolucioni i Karafilave.

Pa asnjë të shtënë, MFA – ja arriti që brenda një dite të rrëzojë një regjim diktatorial dyzet e pesëvjeçar dhe të organizojë një qeveri tranzitore. Menjëherë pas 25 prillit PIDE u shkri dhe luftës koloniale në Afrikë iu dha fund.

Disa muaj, Portugalia kaloi përmes trazirave politike dhe ushtarake të cilët morën fund me miratimin e kushtetutës së re portugeze në 25 prill 1976.

Komente mbi librin

"Ky është një roman hipnotizues. Kjo autore e meriton të jetë shkrimtarja e dytë lusofone e kurorëzuar me çmimin Nobel për Letërsinë."

Le Figaro

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061867
ean13
9789928061867
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
1 250 Lekë
More

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.
800 Lekë
More

Dezhavu, Klaudia Foreman

Samanta fillimisht dyshon se ka të bëjë me një maniak,i cili ka dobësi për të si femër e bukur, çka e shtyn në kërkesa absurde.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.
700 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
800 Lekë
More

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
500 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Njerëz të pavarur, Halldor Laxness

Jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me gazetarinë dhe eseistikën dhe qëndrimet politike, ai u ka dhënë formë dokeve të këtij kombi në ndryshim të shpejtë.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
350 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.
480 Lekë
More