Histori arratie e qendrese, Elena Ferrante
  • Histori arratie e qendrese, Elena Ferrante

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Pegi

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Histori arratie e qëndrese
Origjinali: Storia di chi fugge e di chi resta
Gjinia: Roman
Autori: Elena Ferrante
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 430
Pesha: 0.474 kg.
ISBN: 978-9928-248-41-1

Mbi librin

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do t'i kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi. Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma.

Komente mbi librin

"Kjo është një histori grash, rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë. Lexuesi i rrëmbehet dhe i qaset botës me kujdes, me pyetje që nuk i shqiten nga mendja për tëhuajtjen dhe përkatësinë."

The New York Times Book Review

"Ferrante shkruan me një nevojë të egër, intime, thuajse si për të kremtuar zemërimin. Ajo është shumë e zonja në rrëfimin e saj, një lloj tërbimi tepër i veçantë që shfaqet te gratë, të cilave shpesh nuk u lejohet t'i japin zë. Pjesën më të madhe të kohës, ne jemi të zemëruara, në pozitën ku jemi – si gra, si vajza, si nëna, si shoqe – dhe asnjë grua tjetër nuk shkruan në mënyrë kaq të zhdërvjellët dhe të mahnitshme për këtë tërbim, me kaq kurajë për këtë furi të nëndheshme."

The San Francisco Chornicle

"Ferrante shkruan me kaq agresivitet dhe me një të atillë intuitë psikologjike trazuese rreth kompleksitetit të rrëmujshëm të miqësisë femërore, sa kur e lexon, ke ndjesinë se bota edhe mund të zhduket pa e kuptuar."

Entertainment Weekly

"Ferrante di ta përshkruajë dialogun e brendshëm të një gruaje si askush tjetër, me një egërsi të ndershme deri në tronditje, të papërballueshme."

Booklist

"Mbi të gjitha, Ferrante është mjeshtre e ritmit të subjektit: ca mosmarrëveshje dhe kundërshti ziejnë nën vete për vite me radhë, dhe duket sikur një përballje e caktuar – një skenë e caktuar – mund të pritet për qindra faqe me radhë, por ama kur gjendesh përballë saj, ajo është po aq tronditëse dhe e pashmangshme."

The Independent

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248411
ean13
9789928248411
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2450

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrefim per nje djale, Nick Hornby

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby – it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.
640 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vreshti i Anxhelikës, Sveva Casati Modignani

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
1 400 Lekë
More

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.
1 150 Lekë
More

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
650 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
900 Lekë
More

Botuesi: Living

Vajza me tatuazh, Alice Clayton

Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
1 100 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
1 200 Lekë
More