• Banner

Trainspotting, Irvine Welsh
  • Trainspotting, Irvine Welsh

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një kuptim ekzistencës së tyre.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trainspotting
Origjinali: Trainspotting
Gjinia: Roman
Autori: Irvine Welsh
Shqipëroi: Lori Nikolla
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 328
Pesha: 0.426 kg.
ISBN: 978-9928-217-61-5

Mbi librin

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një kuptim ekzistencës së tyre.

Të tmerruar nga ideja e të qenit të ngërthyer në qorrsokakun e varfër e provincial apo në trekëndëshin shtëpi-familje-punë, gjejnë te droga dhe te dhuna, mundësinë e vetme për të mbushur boshllëkun e ditëve të tyre.

Disa do të vdesin, ca do të vazhdojnë një jetë të pasigurt në zgrip të greminës, të tjerë syresh do të arratisen, duke lënë pas krahëve, njëherë e mirë e vendosmërisht, drogën, shokët dhe Britaninë e Madhe.

Tanimë një klasik që nuk rresht së të befasuari për origjinalitetin e mjeteve shprehëse, për agresivitetin, për vrazhdësinë e gjuhës dhe shumëllojshmërinë e regjistrave, Trainspotting është romani tronditës, që ka bërë epokë dhe i ka dhënë zë një brezi.

Gjuha eksplicite, personazhet e përshkruar me një force të jashtëzakonshme, të gjallë sa mund të të flasin nëpërmjet faqeve, filmi tej mase popullor, e kanë kthyer këtë libër dhe Irvine Welshin në një klasik të vërtetë.

Komente nga autori

Trainspotting nuk ishte vetëm romani im i parë, por edhe përpjekja ime serioze për të shkruar, prandaj më bën shumë krenar. Një libër të cilin mund ta shkruaja veç në një pikë të jetës sime.

E nisa me zell kur isha tek të tridhjetat, duke parë pas, në moshën 22 – 23 vjeçare. Dukej kohë e largët atëherë, sepse kisha një jetë krejt tjetër. Them se kur ke qenë copë – copë, kërkon ta kuptosh edhe shkakun, si të punonte truri dhe, ç'është më e rëndësishmja, cilat ishin pikat e kthesës. Mendoj se personazhi i Rentonit më përngjante më shumë, asokohe.

Shpesh nëpër intervista më pyesin nëse e urrej romanin "Trainspotting", pasi suksesi i tij mund të ketë lënë në hije gjithçka tjetër që kam bërë. Por, me siguri, këtë pyetje ma bëjnë njerëz që nuk kanë shkruar dhe nuk do të shkruajnë kurrë një libër.

Dëshira jote si shkrimtar është që njerëzit të lexojnë librat e tu, si me të parin që të bëri të njohur. Kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Fragment nga libri

Zgjidh jetën. Zgjidh të paguash kredinë; zgjidh makinën larëse; zgjidh automjetet; zgjidh që të ulesh në divan e të shohësh lojëra televizive që të mpijnë trurin e të shkërmoqin shpirtin, duke rrasur ushqim jocilësor në stomak. Zgjidh të kalbesh drejt vdekjes, të pshurresh e të dhjesësh brekët në një shtëpi, një zhgënjim për llaskuçët egoistë e të dhjerë që ke sjellë në jetë. Zgjidh jetën.

Komente mbi librin

"Flaka e pashuar e një romani që shënjoi ardhjen e një talenti të ri. "Trainspotting" është një rrjetë e ngatërruar fijesh që nisen nga thellësia e zemrave të drogaxhinjve, vagabondëve dhe psikopatëve, që përballen me jetën në kryeqytet. Cit me humor të zi, ky roman është i mrekullueshëm."

Herald Tribune

"A ka një shkrimtar më shkatërrues, nihilist e të pamëshirshëm, por në të njëjtën kohë aq të dashuruar me jetën sa Irvine Welshi? Vështirë se po... Gati e pamundur."

Corriere della Sera

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217615
ean13
9789928217615
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

Çmimi 10,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000732

Botuesi: Onufri

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)