• Banner

Stambolli ishte nje perralle, Mario Levi
  • Stambolli ishte nje perralle, Mario Levi

Stambolli ishte një përrallë, Mario Levi

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë çlirimi të ri...

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stambolli ishte një përrallë
Origjinali: İstanbul bir Masaldı
Gjinia: Kujtime
Autori: Mario Levi
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2011
Fq. 920
Pesha: 0.952 kg.
ISBN: 978-99956-86-47-5

Fragment nga libri

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë çlirimi të ri... Me një fjalë, Stambolli im ishte një përrallë...

Ajo përrallë ishte rrëfimi im... Ajo përrallë ishtë rrëfimi "i tyre"... Ajo përrallë ishte rrëfimi ynë... Ajo përrallë ishtë rrëfimi juaj... Ajo përrallë ishtë rrëfimi i kujtdo që e ndiente veten të huaj në qytetin e tij...

Ajo përrallë pavarësisht nga tërë ato që përjetoheshin, ishte rrëfimi i dëshirës për t'i ndier ujërat e Bosforit si pëqinë e nënës... Ajo përrallë ishte rrëfimi i frikës se mos ndonjë nga ato rrymat e tij do të më merrte me vete, se mos do të përpihesha nga ndonjë det krejt ndryshe, prej ndonjë lëvizjeje "jo si duhet" e krahëve gjatë notit, apo nga ndonjë rrahje e gabuar rremave. Ajo përrallë, ja pra, ishte një përrallë.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789995686475
ean13
9789995686475
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)