• Banner

Dyzet kenget e bilbilit per Hz. Muhammed, Iskender Pala
  • Dyzet kenget e bilbilit per Hz. Muhammed, Iskender Pala

Dyzet këngët e bilbilit për Hz. Muhammed, jeta e Pejgamberit nën dritën e romanit, Iskender Pala

Ato selame dhe përshëndetje që janë të përzemërta ashtu si takimi i buzëëmbëlve, pa dyshim që i kushtohen Atij. Ato përmallime që janë aq përvëluese sa edhe ulërimat e ashikëve, pa dyshim që i kushtohen Atij.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dyzet këngët e bilbilit për Hz. Muhammed, jeta e Pejgamberit nën dritën e romanit
Origjinali: Bülbülün Kırk Şarkısı
Gjinia: Roman
Autori: İskender Pala
Shqipëroi: Florida Kulla
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 592
Pesha: 0.741 kg.
ISBN: 978-9928-251-12-1

Fragment nga libri

Ato selame dhe përshëndetje që janë të përzemërta ashtu si takimi i buzëëmbëlve, pa dyshim që i kushtohen Atij. Ato përmallime që janë aq përvëluese sa edhe ulërimat e ashikëve, pa dyshim që i kushtohen Atij.

Ato lëvdime që janë të tepërta ashtu si fjalët e dhimbjes së thellë shpirtërore dhe ato dëshira e kërkesa që janë të gjata ashtu si flokët e ë dashurve, i kushtohen Atij, gjithmonë Atij, dhe gjithmonë Atij. Ai që është trëndafil, ai që është i dashur, çdo detyrueshmëri i kushtohet Atij.

Kur në shkretëtirë flakët dhe mohimet trazonin njerëzimin dhe e përplasnin atë drejt shëmbinjve të kuq në mesditë, frymëmarrjet që merrnin flakë nga barbarizmat që vinin dallgë pas dallge, emrin e tij e përendi një melek. Fjalët ishin ende jetime, dashuritë ishin të burgosura në goditjet e hanxharit.

Nëpër trëndafilishte rridhte gjak nga gonxhet dhe kryheshin vrasje gjatë dremitjes së bulkthit; baballarët varrosnin së gjalli në dhe vajzat e tyre të vogla. E njëjta zbrazëti gjendej në të gjithë zemrat që ishin shndërruar në pikëqendër të marrëzisë dhe fluturat e pafajshme kryqëzoheshin, vetëm dhe vetëm ngaqë ishin të pafajshme...

Koha ishte një kohë e tillë, vendi ishte një vend i tillë... Kur zogjtë ebabil shtrinin përtokë elefantët e Ebrehesë, gonxhja mbeti jetime, kur ende ishte në mitrën e nënës. Ndërkohë murin e Qabes e kishte përqafuar një flutur, duke hedhur britma të njëpasnjëshme... Më pas një poet kishte hapur krahët dhe kishte thirrur me zë të lartë: "Po afrohet ai që është i afërt!.."

Yllësia e Binjakëve ishte llambadari i asaj nate, hëna e plotë ishte ndriçimi i asaj nate... Ai që po afrohej u shndërrua në një trëndafil, çeli dhe bota për herë të parë e ndjeu se ishte botë. Një bilbil ishte përvëluar për hir të dashurisë ndaj trëndafilit, ishte përlyer me gjak nga ky përvëlim. Bilbil këndonte:

"Koha, që kur ishte bërë kohë, nuk kishte parë si ai trëndafil
Që kur bukuria e trëndafilit ishte bërë poemë në gjihë e zemra"

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251121
ean13
9789928251121
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Në gjurmët e një përralle, Jan-Philipp Sendker

Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000856

Botuesi: OMSCA-1

Tej cakut te dashurise, Anatoli Toss

Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje dhe Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)