• Banner

Qyteti tjeter, Michal Ajvaz
  • Qyteti tjeter, Michal Ajvaz

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti tjetër
Origjinali: Druhé město
Gjinia: Roman
Autori: Michal Ajvaz
Shqipëroi: Ani Hafizi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 192
Pesha: 0.267 kg.
ISBN: 978-9928-06-184-3

Mbi librin

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.

"Qyteti tjetër" është një udhërrëfyes për "Pragën tjetër" të padukshme, që mbivendoset në botën e punës: një vend ku bibliotekat mund të shndërrohen në xhungla, ku nën këmbët tona fshihen pasazhe sekrete dhe dallgë që arrijnë deri tek kuverta e shtratit.

Vazhdues i traditës së vyer të Borgesit, si dhe i linjës së shquar të fantazistëve çekë, "Qyteti tjetër" i Michal Ajvazit është emblema e të gjitha botëve të panjohura, të ngecura në guaskën e këndvështrimit tonë mbi vetë botën.

Romani i Ajvazit është një kukull matrioshka e mungesës së arsyes, enigmës dhe marrrëzisë – një roman vërtetë i çuditshëm dhe imponues.

Komente mbi librin

"... Ky libër është një labirint tekstual, nga i cili nuk gjen shpëtim dhe kuptimi përfundimtar i të cilit mbetet përgjithmonë i paarritshëm, meqë kontekstet përfundimtare nuk janë kurrë të dukshme..."

Ceska Literatura

"Veprat e shkrimtarit çek Michal Ajvaz janë dëshmi jo vetëm të një imagjinate të zgjuar, por edhe të një mendjeje që e shijon vështirësinë e leximit – një mendje për të cilën gjuha nuk është thjesht një mjet për shpërndarjen e informacionit, por një pjesë integrale e botës që po përpiqet të komunikojë. Leximi i një bote të tillë do të thotë të hysh thellë, duke e lënë atë të të infektojë, të të helmojë dhe të të bëjë të varur ndaj saj."

Jonathan Botton, Context

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061843
ean13
9789928061843
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

Çmimi 6,44 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)