Me dy fytyra, Stevie Davies
  • Me dy fytyra, Stevie Davies

Me dy fytyra, Stevie Davies

OMBRA GVG

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me dy fytyra
Origjinali: Equivocator
Gjinia: Roman
Autori: Stevie Davies
Shqipëroi: Anisa Trifoni
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 153
Pesha: 0.192 kg
ISBN: 978-9928-06-178-2

Komente mbi librin

"Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.

Historia, e cila merr shpirt nëpërmjet imagjinatës, është strukturuar rreth misterit, mitit dhe krimit, duke hetuar mbi një të vërtetë që ndikon kaq shumë në jetën reale.

E shkuara duhet të varroset patjetër nëse dëshiron që një marrëdhënie të ketë një të ardhme, sepse asnjë lidhje nuk mund të ndërtohet mbi një bazament të dyfishtë.

Ky është mesazhi që përcjell romani "Me dy fytyra" dhe që konsiderohet një nga veprat më të bukura të letërsisë së sotme britanike."

Michael Nott

"Stevie Davies shkruan me elegancë dhe intensitet emocional. Nëpërmjet stilit të saj konçiz ajo ndriçon skuta të errëta të shpirtit njerëzor."

The Guardian

Mbi autoren

Stevie Davies ka lindur në Uells. Është shkrimtare, kritike letrare, biografe dhe historiane. Që nga viti 1998 është anëtare e Royal Societyof Literature. Është anëtare e Welsh Academy dhe profesoreshë në Universitetin "Swansea" të Uellsit.

Stevie Davies ka fituar shumë çmime të rëndësishme letrare gjatë karrierës së saj dhe ka qënduar për një kohë të gjatë si candidate në "Booker Prize" dhe "Orange Prize". Romani "The Element of Water" ishte kandidat për Booker Prize në vitin 2001, ndërsa ka fituar "Wales Book of the Year" në vitin 2002.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061782
ean13
9789928061782
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
11,89 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
13,87 CHF
More

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
3,96 CHF
More

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
11,89 CHF
More

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...
9,91 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Me urdhër të Zotit, Niccolo Ammaniti

Në një fushë të ngopur nga shiu, në një vend të shkretë e të mënjanuar, ku tokat e punuara dhe lumenjtë përzihen me kapanonet, me vilëzat e rrethuara nga oborret dhe konçesionarët e automobilave, jeton një baba me të birin.
7,93 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.
6,94 CHF
More

Referenca: 2192

Botuesi: Dituria

Zoli, Colum McCann

Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.
7,93 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
6,94 CHF
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.
7,93 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
7,93 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...
11,89 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
11,89 CHF
More