Gruaja e togerit freng, John Fowles
  • Gruaja e togerit freng, John Fowles

Gruaja e togerit frëng, John Fowles

Pegi

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, "Gruaja e togerit frëng" është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja e togerit frëng
Origjinali: The French Lieutenant's Woman
Gjinia: Roman
Autori:John Fowles
Shqipëroi: Parid Teferiçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 464
Pesha: 0.521 kg.
ISBN: 978-9928-248-32-9

Mbi librin

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, "Gruaja e togerit frëng" është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.

Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t'u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin. Ajo nuk ia ndan sytë detit ku është zhdukur togeri frëng, për të cilin të gjithë thonë se ka qenë dashnori i saj.

E dënuar nga opinioni publik, e pakuptuar as nga ata që i qëndrojnë më pranë, e reja mbart një sekret të madh, një pasion të papërmbajtshëm dhe një ankth për lirinë që mund t'i thyejë të gjitha rregullat e hekurta të moralit viktorian.

Çarlsi bie në dashuri me Sarën dhe bëhet njëherazi viktimë dhe bashkëpunëtor i këtij rebelimi.
Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë së asokohshme, ndërsa kapërcimi i pengesave do të përmbysë paragjykimet e vetë personazheve, por edhe të lexuesve.

I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze, romani "Gruaja e togerit frëng" është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne.

Fragment nga libri

... të kaluarën tënde nuk e mendon edhe aq reale: ti e vesh, e stolis ose e nxin, e censuron, e arnon... me një fjalë, e trillon si roman dhe e vendos në një raft librin tënd autobiografik. Të gjithë i arratisemi realitetit të vërtetë. Ky është përkufizimi themelor i Homo Sapiens – it.

Komente mbi librin

"I mbushur me mistere magjepsëse që kërkojnë zgjidhje, por zgjidhjet fshihen deri në faqen e fundit. Edhe më tej. Kur e mbarova, e nisa përsëri, duke kërkuar gjurmët që nuk i kisha vënë re më parë, duke analizuar fillimin, tani që njihja fundin."

The New York Times

"Një roman – lojë i mrekullueshëm, ku gjetjet e shkëlqyera postmoderne i shtohen mprehtësisë së personazheve klasike."

Time Magazine

"Një sukses i shkëlqyer... një shkrim i zjarrtë, si dhe një shembull i patëmetë rrëfimtarie."

Financial Times

"Edhe sikur ta lexoni disa herë këtë libër, do të gjeni gjithmonë diçka të re dhe do të bini gjithmonë në dashuri me Çarlsin e ngratë."

Daily Mail

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248329
ean13
9789928248329
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001006

Botuesi: Dituria

Kitchen, Banana Yoshimoto

I pari roman në shqip nga autorja e njohur japoneze, Yoshimoto. Bestseller, me miliona kopje të shitura, Kitchen vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, dashurinë, tragjedinë etj.
350 Lekë
More

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Hëna dhe gjashtë pensët, Uilliam Samerset Mom

Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Barnatorja e humbur, Sarah Penner

E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Amatori, Jean Back

Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
600 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Obabakoak, Bernardo Atxaga

Obaba banohet nga njerëz të thjeshtë, por edhe intelektualë, nga barinj dhe nxënës çapkëne shkolle, ndërsa të gjithë, që nga një shur për nxënë e deri tek një xhuxh i kulturuar, por i urryer, që enden nëpër faqet e këtij libri të çuditshmë. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.
700 Lekë
More