• Banner

Te gjithe njerezit e mi, Zuvdija Hodzic
  • Te gjithe njerezit e mi, Zuvdija Hodzic

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të gjithë njerëzit e mi (kopertinë e trashë)
Origjinali: Svi Moji
Gjinia: Roman
Autori: Zuvdija Hodžić (Berisha)
Shqipëroi: Dimitrov Popoviq
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 192
Pesha: 0.416 kg.
ISBN: 978-9928-226-58-7

Koment nga Et'hem Mandiq

Romani i ri i Zuvdija Hoxhiqit me titullin "Të gjithë njerëzit e mi" është "një libër i hapur për të gjitha ata që duan të hynë në të". Borgesi në esenë kushtuar Natali Hotorn thotë: "Gjatë jetës së vet kushtuar më shumë leximit dhe më pak të jetuarit, jam bindur shpesh se qëllimet dhe teoritë letrare janë ndikime të thata, ndaj një vepër e përkryer zakonisht i nënvleftëson bile dhe u bie ndesh."

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. Zyhdija Hoxhiq me këtë roman ka mbetur origjinal dhe artistikisht i veçantë ashtu si duhet të jetë çdo shkrimtar i mirë.

Mbi autorin

Zuvdija Hoxhiq (Berisha) ka lindur në Guci, në vitin 1943. Ka kryer Fakultetin e filologjisë në Prishtinë. Ka qenë zëvendës i drejtorit dhe kryeredaktorit të Qendrës "INDOK" dhe i "Tribunës" së Titogradit, zëvendës i kryeredaktorit të "Stvaranje", kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për refugjatët e Malit të Zi.

Është Kryetar i SUBNOR–it dhe antifashistëve të Malit të Zi, kryeredaktor i revistës "Kodi", redaktor i revistës "Almanaku". Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Ka statusin e krijuesit të shquar në kulturë.

Ka fituar çmimin "Trembëdhjetë korriku", çmimin e çlirimit të Titogradit, çmimin "Pena e Qamil Sijariqit", çmimin "Stefan Mitrov Ljubisha" dhe çmimin "Ungjilli i Mirosllavit, për librin që kemi në dorë.

Ka botuar librin me poezi "Në hapin e parë", librat me tregime "Kambanat e shurdhëta" dhe "Dikush thërret", romanet "Viti i Gucisë" dhe "Ylli i Davidit", librin me udhëpërshkrime dhe reportazhe "Një ditë e jetës" dhe librin me ese "Kjo është e gjitha". Romanet dhe tregimet janë botuar në shqip, kurse "Ylli i Davidit" në gjuhë polake, sllovene dhe italisht.

Është i përfaqësuar në literaturën për shkollën fillore dhe të mesme dhe studimet në letërsi në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Ka pasur shumë ekspozita vizatimesh dhe grafika. Ka botuar monografitë "Në Podgoricën e vjetër" dhe "Zbulimi i vendlindjes". Është mjeshtër në xhudo, bartës i brezit të zi – Dita V. Jeton në Podgoricë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226587
ean13
9789928226587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Guri i durimit, Atiq Rahimi

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Nje minute urti, Anthony de Mello

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.

Çmimi 5,93 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)