Autiku dhe pellumbi, Rodaan Al Galidi
  • Autiku dhe pellumbi, Rodaan Al Galidi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Pegi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Autiku dhe pëllumbi
Origjinali: De autist en de postduif
Gjinia: Roman
Autori: Rodaan Al Galidi
Shqipëroi: Irena Rama
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 152
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9928-228-97-0

Mbi librin

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.

Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën.

Kur Gereti largohet nga shtëpia për të jetuar vetëm, ai krijon një lidhje të çuditshme me një pëllumb postar, i cili niset nëpër shtegtime të mistershme e kthehet gjithmonë te Gereti. Falë tij, heroi ynë arrin të njohë njerëz nga më të ndryshmit. Njëri prej këtyre shtegtimeve të pëllumbit postar do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e djaloshit.

Gereti dhe jeta e tij na shtyjnë të imagjinojmë sjelljen tonë në një botë ku përkufizimi, gjithnjë tepër shtrëngues, i "normalitetit" shpërbëhet hap pas hapi. Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për këtë roman.

Fragment nga libri

Atë të diel, Gereti i vështroi pjesët e veçanta të violinës për një kohë të gjatë. Aty, në atë dyqan sendesh të përdorura, ai kishte zbërthyer e çmontuar shumë pajisje, makineri dhe aparate, por asnjëherë ato nuk i kishin bërë kaq shumë përshtypje sa i kishte bërë kjo violinë.

Nuk ishte as emri i Antonio Stradivarit dhe as viti i largët i ndërtimit të saj – këto nuk i interesonin fare – por ishin tingujt në atë kasetë, të cilët e kishin shndërruar dyqanin e sendeve të përdorura në një tjetër botë. Një botë ku gjithçka kishte kuptim.

Më parë, Gereti besonte te telat që lidhnin aparatet dhe pajisjet me njëri – tjetrin, por tani e kishte kuptuar se arti qëndronte tek ai tel i mrekullueshëm që nuk lidhte vetëm pajisjet dhe aparatet, por bashkonte gjithçka.

Për Geretin, arti e bënte botën më të madhe se dyqani i sendeve të përdorura. "Arti shndërron drurin në një violinë, violinën në një shpirt dhe i bën gishtat të ngrihen lart në fluturim", mendoi Gereti.

Mbi autorin

Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakene, arratisur prej Irakut më 1992. Ai mbërriti në Europë si klandestin e më pas u integrua më së miri në jetën holandeze.

Vëllimi i tij me poezi "Vjeshta e Zorros" (2007) ishte pjesë e listës së përzgjedhur për Çmimin e Poezisë, ndërsa romani "Lumi i etur" (2009) ishte ndër të përzgjedhurit për Çmimin për Letërsinë e Re në Holandë.

Romani i tij "Autiku dhe pëllumbi" (2011) është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë dhe është përkthyer në disa gjuhë, ndër të cilat: danisht, suedisht, maqedonisht, çekisht, bullgarisht, tashmë edhe në shqip.

Vëllimet me poezi "Madhësia e vetmisë" (2012) dhe "Më mirë jo, u përgjigj dashuria" (2013) janë pritur shumë mirë nga kritika.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228970
ean13
9789928228970
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Kuptimi i jetës, Irvin D. Yalom

Unë jam shkrimtar. Dhe nëna nuk mund të lexojë. E megjithatë, unë prapë kthehem tek ajo për të kërkuar kuptimin e punës së jetës sime.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Spiunia, Paulo Coelho

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.
700 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Burri që këqyr, Alberto Morava

Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar.
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lartësi, Milen Ruskov

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për të hequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identitetit kombëtar.
950 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
1 400 Lekë
More