• Banner

Djem jete, Pier Paolo Pasolini
  • Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Djem jete
Origjinali: Ragazzi di vita
Gjinia: Roman
Autori: Pier Paolo Pasolini
Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 296
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99943-0-509-4

Fragment nga libri

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Në sjelljen e tyre gërshetohet dhuna e papërligjur me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndyshe që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda.

Roma monumentale dhe ajo e spekulimeve ndërtimore janë hapësira kontradiktore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të "djemve të jetës". Ishte ditë shumë e nxehtë korriku. Riçeti, i cili do të bënte kungimin dhe krezmimin e parë, qe zgjuar që në pesë të mëngjesit; ndërsa zbriste tatëpjetë në rrugën Donna Olimpia, me pantallona të gjata bojë gri e me këmishë të bardhë, më shumë se si një kandidat për t'u kunguar apo ushtar i Krishtit, ngjante si një çunak që çan përgjatë lungoteveres, për të gjuajtur....

Mbi autorin

Lindi në Bolonjë më 5 mars 1922. Në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind: "Ajka e rinisë" (1954), "Eshtrat e Gramshit" (1957),"Religjioni i kohës sime" (1961), "Poezia në formë trëndafili" (1964), etj. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete".

Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "Jetë e dhunshme" (1959), "Nafta" (botim postum i vitit 1992). Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari". Në vitin 1973 nis bashkëpunimin me gazetën "Corriere della sera".

Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur "Shkrime korsare" (1975) dhe "Letra luterane" (botim postum i vitit 1976) – shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të Italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, pranë Romës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305094
ean13
9789994305094
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Legjenda, Iskender Pala

Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.

Çmimi 7,29 
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)