• Banner

Deti i paane i Sargaseve, Jean Rhys
  • Deti i paane i Sargaseve, Jean Rhys

Deti i paanë i Sargaseve, Jean Rhys

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Deti i paanë i Sargaseve
Origjinali: Wide Sargasso Sea
Gjinia: Roman
Autori: Jean Rhys
Shqipëroi: Axhela Çikopano
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 178
Pesha: 0.206 kg.
ISBN: 978-9928-248-01-5

Mbi librin

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare.

Në këtë ishull zgjëndërr, ajo martohet pothuajse me mblesëri me Eduard Roçesterin, djalin e dytë të një aristokrati anglez, i cili po kërkon një bashkëshorte me prikë të majme. Emri i Roçesterit nuk është i ri për lexuesin: ky pothuajse çunak mban të njëjtin emër të atij zotërisë së rreptë, burrit të rëndë, pas të cilit do të dashurohet Xhejn Eri, vite më vonë.

Si arriti ai, Eduardi i ri, i çiltër dhe i sinqertë, të shndërrohet në një burrë të ashpër e makiavelik? Si arriti ajo, Antuaneta e bukur, tërheqëse dhe e lirë, të shndërrohet në një makth të fshehtë?

Historia e rrëfyer në këtë roman është prelud i historisë klasike e të paharrueshme të Xhejn Erit. Autorja përfytyron Roçesterin para se ai të bëhej punëdhënësi manipulues i Xhejnit, por mbi të gjitha, ajo rrëfen se kush ishte bashkëshortja e tij e marrë, para se të shndërrohej në atë përbindëshin e fshehur që fanitet netëve në Thornfilld.

Ky roman mbresëlënës u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.

Fragment nga libri

""Deti i paanë i Sargaseve" është një roman i shkëlqyer, që shlyen pengje, që ngrihet mbi rrëfimin, i shndërruar nga një vetëdije e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë jetës së saj, Jean Rhys u përpoq të kuptonte se çfarë ndodhte midis grave dhe burrave, dhe nga këto reflektime lindi një pasuri e brendshme, përfytyrimi i fuqishëm e pothuajse vegimtar i një "Xhamajke", ku dituria lulëzon në ligësi rrezatuese, ku injoranca mundëson mashtrime të dukshme dhe ku njerëzit sakatojnë e shkatërrojnë pasi e kanë frikë njëri – tjetrin."

The New York Times

""Deti i paanë i Sargaseve" nuk është thjesht një roman i mrekullueshëm, është shumë libra të shkëlqyer në një. Ky prelud i Xhejn Erit, kompleks dhe me shtresa të shumta, ilustron gjallërisht se sa ndryshojnë historitë e rrëfyera nga ndodhitë e vërteta, dhe krijon ndjesinë se e kaluara është e pashmangshme."

The Independent

"Lakonik, drithërues dhe tejet ndjellës, ky roman është një roman për t'u lexuar në plazh, nga ata që duan të kuptojnë lidhjet e fshehta. Nuk ka pse të shkoni deri në Karaibe."

The Guardian

Fragment nga libri

-Drejtësi, - tha ajo. – E kam dëgjuar këtë fjalë. Është një fjalë e ftohtë akull. E provova, - tha, duke folur ende me zë të ulët. – E shkrova në një copë letër. E shkrova disa herë dhe gjithmonë më dukej si gënjeshtër e akullt. Drejtësia nuk ekziston.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Xhejn Er, Charlotte Brontë

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Danub, Claudio Magris

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.

Çmimi 9,78 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)