Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nje mashtrim i shkelqyer, Andrea Fazioli
  • Nje mashtrim i shkelqyer, Andrea Fazioli

Një mashtrim i shkëlqyer, Andrea Fazioli

OMBRA GVG

Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t'u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një mashtrim i shkëlqyer
Origjinali: Un splendido inganno
Gjinia: Roman
Autori: Andrea Fazioli
Shqipëroi: Luljeta Shtino
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 384
Pesha: 0.456 kg.
ISBN: 978-9928-06-171-3

Komente mbi librin

"Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t'u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim."

Varese News

"Ky roman, është një histori dashurie dhe mashtrimi mes Zurihut, Milanos dhe Zvicrës italiane. Është një histori e pasionit ekstrem dhe njëkohësisht një shaka trishtimi. Ngjarjet zhvillohen në Zurihun e pasur dhe të pastër, në lëndinat e gjelbëra të vilave luksoze, duke u zhvendosur me intensitet emocional në Riva Plaçida në Askona dhe në Milano. Andrea Fazioli ndërton një histori befasuese të pazakontë, të cilën lexuesi e ka të vështirë që të dallojë nëse kjo është një histori e trilluar apo një ngjarje e vërtetë. Është një roman befasues..."

Milano Nera

"... është e vërtetë apo është një tjetër mashtrim? Kjo është pyetja që na shoqëron gjatë gjithë leximit, ndërsa vajza dhe bashkëpunëtorët e saj, kanë mundur të bëjnë një mashtrim të madh që përgjithmonë do të ndryshojë jetët e tyre. Fazioli ndërton me sukses një histori enigmatike me nuanca dhune. Më së tepërmi e gjitha kjo histori është një lojë psikologjike që e "shqetëson" lexuesin në një vorbull të madhe
pyetjesh."

Agenda Lugano

Mbi autorin

Andrea Fazioli, shkrimtar zviceran i gjuhës italiane, u lind në maj 1978 në Bellinzona. Është autor i dymbëdhjetë librave. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa tregimet e tij janë përfshirë në shumë antologji bashkëkohore.

Fazioli është një nga shkrimtarët më në zë sot në Zvicër, Itali etj. Në vitin 1998 është shpallur fitues i "Premio Chiara". Në 2010 u shpall fitues i "Premio La Fenice Europa". U diplomua në vitin 2004, në gjuhë dhe letërsi italiane dhe franceze në Universitetin e Zurihut, me studimin mbi veprën e Mario Luzit.

Ka punuar si gazetar në të përditshmen e Tiçinos, "Il gironale del Popolo". Është prezantues i programeve të ndryshme në RSI, Radio Televizionin Zviceran. Jeton në Bellinzona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061713
ean13
9789928061713
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave,...
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Mirupafshim atje lart, Pierre Lemaitre

Mirupafshim atje lart është një roman emocionues dhe i guximshëm që rrëfen trazirat e periudhës së parë të pasluftës, iluzionet e armëpushimit, hipokrizinë e Shtetit që lëvdon të vdekurit, por harron të gjallët, neverinë e ngritur në virtyt.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2194

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mishi i engjejve, Alda Merini

Titulli: Mishi i engjëjveOrigjinali: La carne degli angeliGjinia: PoeziAutori: Alda MeriniShqipëroi: Lisandri KolaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2012Fq. 158Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9956-821-8-7  
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...
1 400 Lekë
More
Në gjendje