• Banner

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado
  • Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dona Flor dhe dy burrat e saj, një histori dashurie e morali
Origjinali: Dona Flor e Seus Dois Maridos
Gjinia: Roman
Autori: Jorge Amado
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 592
Pesha: 0.982 kg.
ISBN: 978-9928-226-19-8

Mbi librin

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.

Shpejt, ajo tërhiqet pas një farmacisti i cili është gjithçka që Vadinjo nuk ishte dhe është plotësisht e gatshme të martohet me të. Por pas dasmës, ajo nis të ëndërrojë për vëmendjen erotike të burrit të saj të parë; dhe një mbrëmje, vetë Vadinjo, shfaqet pranë krevatit të saj, si hamshor i vërtetë, për të rimarrë të drejtat e tij martesore.

Komente mbi librin

"Vulgar, brilant, njerëzor dhe humoristik ... plot me kënaqësi të papritura. Gjithçka që një roman modern duhet të jetë."

The Denver Post

"Një rrëfyes karizmatik ... Asnjë shkrimtar tjetër latino-amerikan nuk admirohet kaq sinqerisht nga kolegët e tij dhe asnjë tjetër nuk ka pasur këtë ndikim krijues në rrjedhën e letërsisë latino- amerikane."

The New York Times Book Review

"Një kryevepër sentimentale."

Los Angeles Times

"Poetike, komike dhe vërtet njerëzore."

Chicago Tribune

"Një prej shkrimtarëve më madhështorë ... gjithashtu edhe një nga më argëtuesit."

Mario Vargas Llosa

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226198
ean13
9789928226198
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Çmimi 4,16 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Unë jam një maçok, Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.. 

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)