• Banner

Jo gjithe driten mund ta shohim, Anthony Doerr
  • Jo gjithe driten mund ta shohim, Anthony Doerr

Jo gjithë dritën mund ta shohim, Anthony Doerr

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës. Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre.

14,57 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jo gjithë dritën mund ta shohim
Origjinali: All the Light We Cannot See
Gjinia: Roman
Autori: Anthony Doerr
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2017
Fq. 608
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-176-24-0

Mbi librin

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës. Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre dhe pastaj të ecë nëpër rrugët e vërteta me ndihmën e shkopit.

Kur gjermanët pushtojnë Parisin, në qershor 1940, babai dhe e bija largohen për në San Malo, në brigjet e Bretanjës, ku vëllai i gjyshit të Mari Lorës, që vuan nga agorafobia, jeton në një shtëpi të lartë, pranë ledheve mbrojtëse të qytetit, në breg të detit.

Në një botë tjetër, në Gjermani, një djalë jetim, Verneri, rritet së bashku me motrën e tij Jutën në shtëpinë e fëmijëve, që të dy të magjepsur nga një radio primitive që Verneri e gjen diku. Ai bëhet mjeshtër për ndërtimin dhe rregullimin e radiove dhe, falë këtij talenti, siguron një vend në një akademi ushtarake elitë, po me rregulla brutale, ku përfundimisht bëhet një gjurmues shumë i specializuar i Rezistencës. Verneri udhëton deri në skajet më të largëta të Rusisë dhe përfundimisht në San Malo, ku rruga e tij kryqëzohet me atë të Mari-Lorës.

Koment mbi librin

"Anthony Doerr e sheh botën si një shkencëtar, por e ndien si poet. Ai ka informacion rreth gjithçkaje - për radiot, diamantet, molusqet, lulet, bravat, armët - por di gjithashtu të shkruajë me fjali po aq të bukura, krijon skena apo pamje aq të jashtëzakonshme, sa ju bën të mendoni përfundimisht ndryshe rreth gjërave të mëdha - dashurisë, frikës, mizorisë, mirësisë dhe aspekteve pafund të zemrës njerëzore.

Me shumë befasi dhe guxim nga pikëpamja e strukturës, i pasur në detaje, ky romani i Doerr-it shijohet aq shumë, sa të bën të mendosh dhe ta humbësh me kënaqësi gjumin e pastaj të dalësh e t'u kërkosh të gjithë miqve ta lexojnë - tani. "

JR Moehringer, autor i "The Tender Bar"

Mbi autorin

Anthony Doerr ka lindur dhe është rritur në Kliveland, Ohajo. Ai është autor i përmbledhjeve me tregime "Muri i kujtesës" dhe "Koleksionisti i gëzhojave", i librit me kujtime "Katër stinët në Romë", si dhe i romaneve "Për hijeshinë" dhe "Jo gjithë dritën mund ta shohim". Është fitues i çmimit Pultizer për kategorinë fiction në vitin 2015, si dhe i Medaljes së Ekselencës Andrew Carnegie po për kategorinë fiction.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176240
ean13
9789928176240
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Armik, mik, i dashur, Alice Munro

Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të...

Çmimi 11,45 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2817

Botuesi: OMSCA-1

E pasqyruar tek ti, Sylvia Day

Gidio Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësi më të errta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Zemra e derrit të egër, Baltasar Porcel

Te Zemra e derrit të egër më shumë së në të gjithë romanete tij, Porcel ka ndërthurur në një mënyrë kaq të natyrshme me kaq zhdërvjelltësi tonin dhe frymën e  rrëfimit të aventurave, analizën e sjelljeve të caktuara dhe  të qëndrimeve  të caktuara shoqëror...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Varfanjaku i Zotit, Nikos Kazanxaqis

Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurës.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Oskari dhe Zonja Rozë, Eric-Emmanuel Schmitt

Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një...

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)