• Banner

Korbi, Panos Ioannides
  • Korbi, Panos Ioannides

Korbi, Panos Ioannides

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me të cilën ishin shkruar emri dhe adresa ime.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Korbi, si përrallë por edhe...
Origjinali: Κοάζινος
Gjinia: Roman
Autori: Panos Ioannides
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 456
Pesha: 0.511 kg.
ISBN: 978-99906-151-5

Fragmente nga libri

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me të cilën ishin shkruar emri dhe adresa ime.

Pasi e vërtita disa herë në dorë zarfin, duke u përpjekur të kujtoja se çfarë më sillte ndërmend ai shkrim – i cili e bënte të dukej si një vepër arti që nuk dëshiron ta shkatërrosh – më në fund vendosa dhe e hapa, por me shumë kujdes, me letërprerësen metalike që ia mora kolegut tim të zyrës.

Ishte një letër e shkurtër, me vetëm dhjetë rreshta, të shkruara me një kaligrafi të pakrahasueshme, një mori fjalësh, që tek i lexoja, bënin që gjaku të më vërshonte në kokë, sytë të më turbulloheshin, duart të më dridheshin. Ishin fjalë që më pickonin si grerëza. Ishte letra që më dërgonte e dashura ime e vogël Mirto, që e kisha dashuruar dhe dëshiruar si asnjë vajzë tjetër deri atëherë. Më informonte...
Por më mirë po paraqes letrën e saj:

***

"I dashuri im Petro,
Me hidhërim të informoj se babai dhe familja ime më detyruan që të martohesha me një tregtar të pasur portokallesh nga Varoshi. Ky burrë është dhjetë vjet më i madh se unë, është i shkurtër dhe i trashë, dhe në fjalorin e tij nuk ekzistojnë foljet "faleminderit" dhe "të lutem".

Babai dhe motrat e mia, madje edhe gjyshja, e bënë veshin të shurdhët përballë kundërshtimeve, protestave dhe lotëve të mi. Madje edhe përballë kërcënimeve të mia se do të vetëvritem. Që familja të qetësohet, por kryesisht, që të shlyhen borxhet e babait, u theva dhe pranova që ta paguaj unë çmimin.

Në mungesën time, dasma u caktua nga familja për këtë verë, pavarësisht se tregtari i portokalleve nguli këmbë që të bëhet menjëherë sapo të dalin çertifikatat tona të beqarisë nga Mitropolitë.
I dashuri im Petro, të siguroj se në pjesën tjetër të jetës sime, do ta kujtoj gjithmonë atë pasdite të paharruar në Sunio..."

Në vend të firmës së zakonshme, kishte shkruar shkronjat kapitale të emrit të vet: M.P... Edhe ajo M.P.! Çfarë koinçi-dence! E ikur edhe ajo! E larguar, duke vjedhur zemrën time...

Mbi autorin

Panos Ioannides lindi në Amohosto, Qipro, në vitin 1935. Studioi për "Mjetet e Komunikimit Masiv" në SHBA dhe në Kanada. Punoi si shef i Radios dhe Televizionit në Radion Publike të Qipros. Në 1995 u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Programacionit.

Eshtë kryetar i PEN International - Qendra e Shkrimtarëve Qipriotë, kurator i botimeve të Qendrës dhe kryeredaktor i revistës kulturore "In Focus", që del çdo tre muaj në anglisht. Filloi të shkruajë dhe të botojë vepra letrare, fi llimisht poezi dhe teatër, qysh më 1955, në moshën njëzetvjeçare.

Që nga ajo kohë vazhdon me sukses "betejën" letrare. Shkroi dhe botoi tregime, romane, vepra teatrore, përmbledhje me poezi, si dhe një numër të madh serialesh radiofonikë dhe televizivë, gjithashtu edhe skenarë.

Veprat e Panos Ioannidesit janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja. Eshtë mbajtës i çmimeve "Thodosi Pierides" dhe "Tefkrou Anthia", me çmimin e Kontributit Global të E.L.K., "G.F. Pierides", si dhe me çmimin e dramës televizive për veprën "Gregory" në Konkursin Paneuropian, organizuar në Sofje -
Bullgari, në vitin 1976.

Në vitin 2007, iu akordua medalja "Nderi i Letrave", që është vlerësimi më i lartë shtetëror që jepet për letërsinë në Qipro. Romani "Korbi - si përrallë por edhe..." është vepra e parë nga Panos Ioannides e përkthyer dhe botuar në shqip. Jeton në Nikosia, Qipro.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999061515
ean13
978999061515
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001006

Botuesi: Dituria

Kitchen, Banana Yoshimoto

I pari roman në shqip nga autorja e njohur japoneze, Yoshimoto. Bestseller, me miliona kopje të shitura, Kitchen vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, dashurinë, tragjedinë etj.

Çmimi 3,89 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Avelumi, Otar Chiladze

Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Treni i jetimëve, Christina Baker Kline

Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t'u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Ejrin nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)