• Banner

Avelumi, Otar Chiladze
  • Avelumi, Otar Chiladze

Avelumi, Otar Chiladze

Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Avelumi
Origjinali: აველუმი
Gjinia: Roman
Autori: Otar Chiladze
Shqipëroi: Elisa Ivanaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 536
Pesha: 0.641 kg.
ISBN: 978-9928-06-158-4

Mbi librin

"Avelumi" është romani i pestë i Otar Chiladzes dhe është botuar në Gjeorgji në vitin 1995 dhe është libri i dytë që është përkthyer në anglisht. Autori, që ka jetuar në epokën post – sovjetike nuk ka ndikime ideologjike, por priret nga pasionet vetjake.

Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.

Chiladze shfryn indinjatën e tij për fatin e Gjeorgjisë gjatë 33 viteve nën sundimin e BS (aq vite sa jetoi edhe Krishti mbi tokë), për masakrat që kryen në Tbilis forcat speciale sovjetike në mars të vitit 1956 dhe prill të vitit 1989.

Edhe pse kjo vepër ka shumë elementë autobiografikë, nuk duhet ta identifikojmë heroin e librit, Avelumin, me autorin e tij, edhe pse Avelumi është një romancier, si dhe temat kryesore rreth Minotaurit dhe Ikarit ngjajnë me ato të Chiladzes.

Koment nga Donald Rayfield Otford

Subjekti i veprës përqendrohet në historinë e dashurisë midis një vajze perëndimore me një shkrimtar sovjetik në tragjedinë e një idealisti që lëndon në mënyrë të pandreqshme çdo grua që e ka për zemër.

Madje në fund të gjithë historisë ai lëndon edhe veten e tij. Chiladze i ka vënë heroit emrin "Avelum": nisur nga terminologjia sumere dhe akadiane që do të thotë "njeri i lirë". Mitologjia e lashtë anatoliane dhe legjendat janë thelbësore për të gjithë veprimtarinë letrare të Chiladzes, veçanërisht të veprave të tij të shkëlqyera poetike. Përveç romaneve, përmbledhjeve poetike, Otar Chiladze është autor edhe i dy dramave.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e bores, Vladimir Sorokin

(0)

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

(0)

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

(0)

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

(0)

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Merso, rihetim, Kamel Daoud

(0)

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

(0)

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

(0)

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Lista e deshirave te mia, Gregorie Delacourt

(0)

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

(0)

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

(0)

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazite e nje gruaje, Anatoli Toss

(0)

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)