• Banner

Mbiemri i ri, Elena Ferrante
  • Mbiemri i ri, Elena Ferrante

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbiemri i ri
Origjinali: Storia del nuovo cognome
Gjinia: Roman
Autori: Elena Ferrante
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 490
Pesha: 0.517 kg.
ISBN: 978-9928-228-94-9

Mbi librin

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.

Në këtë vëllim të dytë, i cili mund të lexohet më vete edhe pa e njohur të parin, historia e ndërvarur e vajzave ndërlikohet më tej. "Mbiemri i ri" i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, në bashkëshorten elegante të të zotit të sallamerisë.

E megjithatë, siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve që bën ajo në jetën e saj, tashmë fort e ndryshuar dhe larg qytetit të lindjes.

Komente mbi librin

"Saga napolitane nuk është një ndër veprat e para të Ferrantes... Por ajo është vërtetë ndryshe, i përket një rendi artistik krejt tjetër. Nganjëherë ndodh një gjë e tillë: një shkrimtar punon në mënyrë të zellshme e të qëndrueshme për ca kohë dhe pastaj, ndodh njëfarë kapërcimi drejt së jashtëzakonshmes... Duhet të jemi mirënjohës. Kur kjo epope, kaq e populluar, të mbyllet, ne lexuesve do të na mbetet ajo shije që presim më me ëndje nga proza letrare: një botë e mbushur plot jetë."

New Republic

"Romanet e saj janë personale në mënyrë intensive dhe të dhunshme, dhe për këto arsye duket sikur i joshin lexuesit duke tundur ca çelësa tringëllues, të vetmit që mund të çelin rrëfime sekrete."

The New Yorker

"Aftësia e Ferrantes për të rikrijuar vetë jetën rrjedh sa nga ritmi i qetë, i shtruar, i penës së saj, po aq edhe nga njerëzit dhe ngjarjet që përshkruan."

The New York Times Book Review

"Ta mbushësh prozën me energjinë e patretur të jetës, ta bësh atë jo thjesht "ca fjalë mbi një letër", por një forcë rrënjësore, është një arritje artistike madhore, më e vlefshme se çdolloj fjalie e bukur: Ferrante e ka bërë këtë."

The Financial Times

"Shumë më i gjallë dhe tronditës se libri i parë... I vetmi libër që më ka bërë të këlthas për diçka që kam lexuar në rrëfimin e tij..."

The Guardian

"... I kthjellët, i ndershëm, ku ndodhitë, ndodhitë e zakonshme të jetës, janë jashtëzakonisht tërheqëse në lexim."

The Times Literary Supplement

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228949
ean13
9789928228949
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kopshti i harruar, Kate Morton

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000485

Botuesi: OMSCA-1

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)