• Banner

Femijet e dashurise dhe urrejtjes, Dasa Drndic
  • Femijet e dashurise dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues mbi pushtimin nazist të Italisë.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes (kopertinë e trashë)
Origjinali: Sonnenschein
Gjinia: Roman
Autori: Daša Drndić
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2016
Fq. 404
Pesha: 0.709 kg.
ISBN: 978-9928-230-01-0

Mbi librin

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë.

Është një vepër që rri mirë pranë kryeveprave të De Lillo – s, Mailer – it, Sebald – it. Një libër tek i cili viktimat gjejnë përmendoren e vet. Një patchwork, ku ekzekutorët dhe soditësist e verbër janë të ngjashëm, ku vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri.

Përmes një rrëfimi që trajton në mënyrë të pamëshirshme masakrën ndaj hebrenjve italianë në kampet e përqendrimit të Triestes, Haya reflekton mbi përvojën e saj dhe të familjes së saj hebreje, konvertuar në katolikë.

Kërkimet e Haya Tedeschinit e sjellin historinë e romanit edhe në Vlorë, Sarandë, Tiranë, në Hotel Dajti, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Kërkimet e ngulmëta për djalin, sjellin në duart e Haya – s fotografi, harta dhe fragmente poezish, të dëshmive nga gjyqet e Nurembergut.

Këtu janë edhe intervistat me hebrenjtë e brezit të dytë, fakte nga dëshmitarët okularë të mizorive që ndodhën në dyert e kampeve. Prej këtij kolazhi të gjerë materialesh dhe kujtimesh lind kronika tronditëse e pushtimit nazist në Italinë veriore. Fjalët e pashlyeshme nga kujtesa janë: Dashuri dhe urrejtje.

Fragment nga libri

Haya Tedeschini ulet e vetme në Gorizia, në verilindje të Italisë, e rrethuar nga një shportë me fotografi dhe me copa të prera gazetash. Pas 62 vjetësh, kur ajo është një grua e moshuar tanimë, ajo pret të ritakohet, me djalin e vet, lindur nga lidhja dashurore mes saj dhe një oficeri SS, fëmijë ky që më pas grabitet nga autoritetet gjermane, si pjesë e projektit klandestin të Himmler – it, quajtur "Lebensborn".

***

Trieste është një roman prej 404 faqesh të ngjeshura, 100 prej të cilave nuk janë tjetër përveçse një listë emrash – rreth 9000 emra. Këta 9000 emra i përkasin hebrenjve italianë, të vrarë apo të deportuar nga nazistët, shumica në kampet e vdekjes. 9000 emra! Kjo duhe të ketë qenë ajo që ka dashur të shprehë Stephen Dedalus, tek "Uliksi" i James Joyce, kur thirri: "Historia është një makth nga i cili unë po përpiqem të zgjohem".

Komente mbi librin

"Një libër mbi ngjarje që e kanë bërë famëkeq për të gjitha moshat shekullin e fundit, një libër që, nëse ju trondit edhe ju, siç më tronditi mua, do ju bëjë të zbrisni me këmbë në tokë dhe pastaj, të merrni frymë."

Alan Cheuse, National Public Radio

"Elementet e shumëfishtë që përbëjnë historinë e Haya Tedeschini – t dhe kontekstin e tyre të gjerë, janë një përzierje tepër e dendur dhe e fuqishme."

Daniel Dahn, Independent

"Origjinal, tronditës!"

Guardian

"Madhështor dhe përthithës... Drndić ka shkruar për të dëshmuar dhe që dhimbja e fshikullimit të ndihet nga ne..."

New York Times Book Review

"Ky libër është një kryevepër.... Edhe pse një fiction, ky roman mbetet gjithashtu një dokumentar i hulumtimeve të thella historike..."

A.N. Wilson, Financial Times

"Një letërsi tour – de – force."

Amanda Hopkinson, Independent 

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928230010
ean13
9789928230010
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Nekropoli, Boris Pahor

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001042

Botuesi: Dituria

Gjysma e asgjësë, Catherine Dunne

Jeta dramatike e një gruaje që krejt papritur gjendet vetëm, pa para dhe me familjen mbi shpatulla. Jeta e re e Rozës gërshetohet me jetën e dikurshme. Mes lotëve dhe dëshpërimit, mes zemërimit dhe ndjenjës së fajit, ajo bëhet një grua e fortë.

Çmimi 103,39 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU000838

Botuesi: OMSCA-1

Leke Bukurani. Dashi, Liviu Lungu

Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)