Bashkëkohore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Nje burre i quajtur Uve, Frederik Backman Shfaq të madhe

Nje burre i quajtur Uve, Frederik Backman

Produkt i ri

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Më shumë detaje

Në gjendje

$11.27

-20%

$14.09

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Një burrë i quajtur Uve
Origjinali: A man called Ove
Gjinia: Roman
Autori: Frederik Backman
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2017
Fq. 352
Pesha: 0.407 kg.
ISBN: 978-9928-132-86-4

Mbi librin

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Prapa kësaj fasade të jashtme të çuditshme ka një histori të dhembshme, në themel të së cilës ngrihet madhërishëm një dashuri e jashtëzakonshme, e cila ndërthuret shumë natyrshëm gjatë gjithë romanit, me ngjarjet që zhvillohen në këtë libër...

... Dhe zanafilla e ndryshimeve për Uven nis pikërisht kur një mëngjes nëntori një çift i ri llafazanësh, bashkë me dy vajzat e tyre të vogla futen aksidentalisht me makinë në oborrin e Uves dhe dëmtojnë kutinë e tij postare.

Gjithçka do të nisë pikërisht në këtë takim me këtë burrë 59 vjeçar e të çuditshëm, që më pas do të na çojë drejt një rrëfimi mbresëlënës e të mrekullueshëm.

Fragment nga libri

Vdekja është një gjë e çuditshme. Njerëzit e jetojnë të gjithë jetën e tyre sikur vdekja të mos ekzistojë, e megjithatë ajo është një prej motiveve më të fuqishme për të jetuar. Disa prej nesh, me kalimin e kohës, bëhen më të vetëdijshëm për ekzistencën e saj dhe nisin të jetojnë më fort, më me këmbëngulje, më me shumë tërbim.

Disa të tjerë kanë nevojë për praninë e saj, që të ndërgjegjësohen se ekziston antiteza e saj. Dhe të tjerë, më tej, fiksohen kaq shumë pas saj, saqë përfundojnë në sallën e pritjes shumë më parë se asaj t'i ketë ardhur koha për të mbërritur.

Ne ia kemi frikën, por frika më e madhe është se mund të na marrë dikë tjetër dhe jo ne. Sepse frika më e madhe nga vdekja është se ajo mund të na anashkalojë. Dhe mund të na lërë fare vetëm në këtë botë.

Komente mbi librin

""Një burrë i quajtur Uve" është një përzgjedhje e përkryer për klubet e librit. Është i shkruar në mënyrën më të përsosur, duke prekur njëkohësisht shqetësimet universale të njerëzve. Është jeta e përditshme dhe marrëdhëniet e saj shoqërore.

Në faqet e tij ju do të ndesheni me një humor të beftë dhe do të jetë pothuajse e sigurt që lotët do t'ju rrëshqasin në fytyrën tuaj përgjatë leximit. Kënaqësia do të jetë e tillë, që, pasi ta keni lexuar këtë roman, do të vijë patjetër një çast kur do të dëshironi t'i riktheheni sërish atij për një lexim të dytë."

BookBrowse.com

"Edhe lexuesi më serioz ka nevojë për lexime të tilla lehtësuese dhe ky është një libër i përsosur për të tilla pasdite të këndshme leximi."

San Francisco Chronicle

"Ju do të qeshni, por edhe do të qani, pasi historia e tij ta copëton zemrën. Jeta e Uves shpaloset përmes takimeve të ndryshme të karaktereve që hyjnë në jetën e tij, të gjithë të paftuar.... Një lexim që do të mbetet i paharruar."

San Diego Union Tribune

"Një debutim simpatik... ku ju do të qeshni e njëkohësisht do të qani... ku ju do të ndjeni përherë simpati për një "koprrac"".

People

Reviews

Write a review

Nje burre i quajtur Uve, Frederik Backman

Nje burre i quajtur Uve, Frederik Backman

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)