• Banner

E gjitha jete, Fabio Volo
  • E gjitha jete, Fabio Volo

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni, bashkëpunimi?

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E gjitha jetë
Origjinali: È tutta vita
Gjinia: Roman
Autori: Fabio Volo
Shqipëroi: Anja Cura
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 236
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-0-485-1

Mbi librin

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni, bashkëpunimi?

Libri i ri i Fabio Volo-s të grish për t'u kredhur i tëri në jetën e përditshme të një çifti, në evolucionin e një dashurie. Tregon krizën që nis me ardhjen në jetë të një fëmije dhe, për më tepër, çfarë ndodh kur diçka e thyen magjinë mes dy të dashuruarve. Dhe sugjeron, hedh hipotezën e një përgjigjeje, kërkon një rrugëdalje.

Duket sikur protagonistët e romaneve më të dashur të Volo-s, "Edhe një ditë më shumë" apo "Koha që do të doja", po përballojnë tanimë periudhën e pas rënies në dashuri, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe kontradiktat e të jetuarit vërtet së bashku.

Edhe një herë, Volo na habit me aftësinë e tij të fotografimit dhe emërtimit të ndjenjave, madje edhe të atyre jo fort fisnike, por që, gjithsesi, nuk janë më pak të zakonshme. "E gjitha jetë" është një roman i drejtpërdrejtë, i sinqertë, pa drojë. Duke e lexuar, mund t'ju ndodhë të buzëqeshni apo të prekeni njësoj sikur ta keni përjetuar diçka të tillë në lëkurën tuaj.

Mbi autorin

Fabio Volo është shkrimtar, aktor, prezantues televiziv dhe radiofonik. Ka publikuar: Po dal për një shëtitje (2001), Kam një jetë që të pres (2003), Një vend në botë (2006), Edhe një ditë më shumë (2007), Koha që do të doja (2009), Regëtimat e dritës së mëngjesit (2011) dhe Rruga drejt shtëpisë (2013), të gjithë të botuar nga Mondadori. Librat e tij janë të përkthyer në shumë vende të botës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304851
ean13
9789994304851
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 10,55 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vendi i dashurisë dhe i rrënojave, Oddny Eir

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Çmimi 7,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

Çmimi 15,54 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)