• Banner

Vajzat, Emma Cline
  • Vajzat, Emma Cline

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat
Origjinali: The girls
Gjinia: Roman
Autori: Emma Cline
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2016
Fq. 320
Pesha: 0.394 kg.
ISBN: 978-9928-208-22-4

Mbi librin

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Shumë shpejt, Ivi skllavërohet pas Suzanës, një vajzë hipnotizuese, më e madhe në moshë, dhe hyn në magjepsjen e një kulti që shumë shpejt do të kthehet në një rreth famëkeq, nën ndikimin e një burri që është udhëheqësi frymëzues i tyre.

Fshehur mes kodrave, ferma ku rrojnë është e frikshme dhe e shkatërruar, por Ivit i duket ekzotike, drithëruese, plot energji: një vend ku ajo dëshiron dëshpërimisht të jetë pjesë. Ndërsa kalon gjithmonë e më shumë kohë larg së ëmës e ritmit të zakonshëm të jetës së saj, fiksimi pas Suzanës i shtohet dhe Ivi nuk e kupton që po i afrohet gjithmonë e më shumë një dhune të paimagjinueshme.

Komente mbi librin

""Vajzat" është një histori ndjellëse e një vajze që po rritet, e cila të rrëmben krejt. Rrëfyer me fjali që ndonjëherë janë aq të fisme, sa mund t'i mbash si stoli... një histori veshur me cipë magjike. Cline mrekullisht shtron në një hartë topografinë e zemrës së një adoleshenteje të rrënuar nga vetmia. Ajo na sjell të vërtetën e trilluar të një vajze që rend pas rrezikut, paçka se nuk arrin ta kuptojë këtë, në një verë plot lëngata e humbje."

The New York Times

""Vajzat" është një vepër e jashtëzakonshme vetëpërmbajtjeje. Me pjekurinë e një shkrimtareje sa dyfishi i moshës së saj, Cline ka shkruar një roman që nuk ka nevojë të shtiret për t'u dukur: një rrëfim i shtruar që zien në vetvete nga malli e tmerri... nuk ka pikë dyshimi se romane debutuese si ky janë të rrallë."

The Washington Post

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928208224
ean13
9789928208224
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthje Mizore, Roberto Saviano

Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O’Uajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shërbëtorja, Frieda McFadden

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000902

Botuesi: Papirus

Dielli i Skortave, Laurent Gaude

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)