• Banner

Virgjeresha holandeze, Marente De Moor
  • Virgjeresha holandeze, Marente De Moor

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Virgjëresha holandeze
Origjinali: De Nederlandse maagd
Gjinia: Roman
Autori: Marente De Moor
Shqipëroi: Albana Shala
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 284
Pesha: 0.365 kg.
ISBN: 978-9928-217-37-0

Mbi librin

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.

Ai do të ndihmojë Janën të përsosë aftësitë në këtë sport të dashur për të. Por Jana bie në dashuri me Egonin, tërheqës, joshës dhe për më tepër misterioz. Një histori për dashurinë dhe humbjen e pafajësisë? Virgjëresha holandeze është shumë më tepër se sa kaq.

Rinia e të atit, e vërteta e marrëdhënies së tij me Egonin në një kohë të largët, gjatë Luftës së Parë Botërore, rrugëtimi i Janës drejt rritjes janë përvoja kontradiktore dhe çoroditëse. Kodi aristokrat i nderit, me nocionin e vet të kurajës dhe heroizmit, nuk ka më vlerë.

Nazistët janë te porta: bota po ndryshon: një periudhë barbarie nis. De Moor risjell atmosferën e trazuar të një epoke si një pikë kyç në histori, duke përshkruar me nota të gjalla pasiguritë dhe tensionet që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore.

Komente mbi librin

"Metaforat e natyrshme të shkrimtares Marente De Moor janë të fuqishme e mbresëlënëse, reflektimet janë sa të mençura, aq edhe të veçanta, dhe mënyra se si rrok atmosferën e stuhishme e të ethshme në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, dëshmon mjeshtërinë e saj si rrëfimtare."

Frankfurter Allgemeine Zeitung

"Me Marente De Moor – in, letërsia holandeze ka fituar një shkrimtar jo si të tjerët, por me imagjinatë të pashtershme, që, me shumë shpresë, do të shkruajë edhe plot romane të tjera dehëse si kjo."

Trouw

"Në këtë libër fitues kufijtë janë zhbërë: a mund të bësh një zgjedhje apo zgjedhja të imponohet? Një roman i brishtë dhe sensual, që përshkruan me hollësi vragat që mund të lërë lufta."

Juria e çmimit AKO për letërsinë

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217370
ean13
9789928217370
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Kur fryma bëhet ajër, Paul Kalanithi

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ndërhyrje 2020, Michel Houellebecq

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 11,45 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)