Princesha, Me shume sekrete, Jean Sasson
  • Princesha, Me shume sekrete, Jean Sasson

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

OMBRA GVG

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha, Më shumë sekrete
Origjinali: Princess, secrets to share
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Fjoralba Shahaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 328
Pesha: 0.415 kg.
ISBN: 978-9928-06-153-9

Mbi librin

Pas suksesit të fundit të bestsellerit ndërkombëtar "Princesha: më shumë lot", Jean Sasson dhe Princesha Sulltana i rikthehen bashkëpunimit duke i sjellë lexuesit punën sekrete të ndërmarrë nga vetë Princesha dhe rrethi i miqve të saj, për të shpëtuar jetë grash që vazhdojnë çdo ditë të viktimizohen, skllavërohen dhe abuzohen brutalisht, fizikisht dhe psikologjikisht.

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme – gra nga Pakistani, Siria, Libia dhe ato që jetojnë në kampet e refugjatëve në Turqi – të cilat vuajnë pasojat e tmerrshme të luftës në rajon, me Jemenin e shkrumbuar dhe terrorin e shtetit islamik.

"Princesha, Më shumë sekrete" do të tërheqë edhe lexues të tjerë të cilët kanë kureshtje për të mësuar jo vetëm për jetën e familjes mbretërore Saudi, por edhe për luftën e vendosur për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme.

Për fat të keq, Lindja e Mesme po digjet nga flakët, me dhunën ekstreme dhe luftën që ka përfshirë Sirinë, Irakun, Libinë dhe Jemenin, që u ka marrë jetën një numri të pafund njerëzish dhe kërcënon shumë të tjerë. Në kohëra luftërash, goditjen kryesore të dhunës së burrave e përjetojnë gratë dhe fëmijët.

Gratë që janë përdhunuar dhe kanë parë me sy dhunë çnjerëzore, mbajnë mbi supe sekretet e tyre dhe janë të gatshme që t'i ndajnë momentet më të errëta të jetës së tyre vetëm me një grua tjetër.

Të mos ju shkojë për asnjë moment në mendje se ato nuk janë kurajoze, përkundrazi, ato janë heroina që gjejnë guximin, edhe thjesht për të jetuar, për të marrë frymë. Po të ishte për ato, do të kishin britur me sa kanë në kokë nga maja e malit më të lartë, por kanë arsye që nuk e bëjnë këtë.

Ç'është më jetikja, ato po luftojnë me gjithë ç'munden, që fëmijët e tyre të vegjël të mos mbeten pa nënë.

Komente mbi librin

"Histori tronditëse të një bote të paeksploruar plotësisht, libri i ri i shumëpritur nga Jean Sasson dhe Princesha Sulltana zbulon ç'do të thotë të jetosh çdo ditë me tmerrin në Arabinë Saudite."

Penguin Random House, Australia

"Gra me çdo gjë përveç lirisë..."

Daily Mail

"Gozhdues."

People Magazine

"Një libër që nuk fokusohet vetëm në jetën e Princeshës dhe familjes mbretërore, por në mënyrën dhe trajtimin e grave në Arabinë Saudite – shumë prej të cilave u është mohuar e drejta më themelore e të qenurit njeri. Sekrete tronditëse."

Independent

"Në "Princesha, Më shumë sekrete", Princesha dhe Jean Sasson zbulojnë se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite."

Brain World

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061539
ean13
9789928061539
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.
1 200 Lekë
More

L’Alchimiste, Paulo Coelho

Et Santiago, jeune berger andalou, vendit ses brebis pour rejoindre les pyramides d’Egypte qu’il avait vues en reve. Son Chemin sera long, peuple d’embuches et de rencontes inattendues. Parfois, il seraa pret d’abandonner, mais trouvera toujours la force de continuer.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.
800 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
950 Lekë
More

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Barnatorja e humbur, Sarah Penner

E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000743

Botuesi: Onufri

Kerkohet nje burre impotent, Gaby Hauptmann

I fuqishëm, si një dozë Viagra, dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri "Kërkohet një burrë impotent" është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. "I duhuri".
800 Lekë
More

Botuesi: Morava

Të lindur dy herë, Giuseppe Pontiggia

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.
800 Lekë
More