• Banner

Celesi i shtepise, Tatiana Salem Levy
  • Celesi i shtepise, Tatiana Salem Levy

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.

480 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çelësi i shtëpisë
Origjinali: A Chave de Casa
Gjinia: Roman
Autori: Tatiana Salem Levy
Shqipëroi: Eljona Balilaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 216
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-06-167-6

Komente mbi librin

"Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara. Duke i vënë përballë njëra – tjetrës, ajo gdhend me mjeshtëri mrekulluese dhe nxjerr në plan të ndriçuar detajet mbresëlënëse të së bukurës."

A.L. Kennedy, Granta, UK

"Shpërthyese, e ngrohtë dhe ndjellëse... "Çelësi i shtëpisë" është një histori e paharrueshme e njërës prej zërave të rinj më të realizuara dhe origjinale në letërsinë braziliane."

Ian McEwan

"Lexuesi është i tërhequr në mënyrë të pashmangshme në fushën gravitacionale të Levyt, njëlloj si në atë të A. L. Carrollit. Trullosëse dhe një krijuese mahnitëse."

Bravo, Brazil

"Me Tatiana Salem Levyn, gjithçka vjen direkt nga zemra: dhimbja, dashuria, dëshira, vdekja. Një roman befasues."

La Liberte, Francë

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061676
ean13
9789928061676
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001491

Botuesi: Morava

Lindja e Afërditës, Sarah Dunant

Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat kur i ati, një tregtar stofrash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore për të pikturuar kapelën e familjes. E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarësi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij.

Çmimi 850 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)