• Banner

Dantella, Shirley Conran
  • Dantella, Shirley Conran

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.

16,65 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dantella
Origjinali: Lace
Gjinia: Roman
Autori: Shirley Conran
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 704
Pesha: 0.769 kg.
ISBN: 978-9928-06-087-7

Mbi librin

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.

Dhe secila habitet kur shikon shoqet e veta aty; sepse janë shoqe të vjetra qysh nga vitet e shkollës, shoqe që ruajnë një sekret mëkatar – shoqe, jetët e të cilave ndryshojnë kur pasi i takon Lili i pyet: "Hë pra, cila nga ju bushtra është ime më?"

Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje – që e ka shqetësuar dhe gati e ka shkatërruar Lilin – është thelbi i romanit "Dantella". Ndërsa lexuesi endet që nga shkolla elegante femërore e Gstaadit dhe gjer në vendet ku rrinë të pasurit e të suksesshmit, libri ndjek jo vetëm jetën e Lilit – të braktisur, të mashtruar, të shfrytëzuar, që më në fund ngrihet dhe triumfon si yll kinemaje – por edhe jetët e të katër grave, njëra prej të cilave është e ëma.

"Dantella" depërton drejt e në thellësitë e ndjeshmërive femërore, ambiciet, nevojat seksuale dhe synimin për sukses në një botë që ndryshon, ndërsa i shohim gratë tek i lënë iluzionet romatike fëminore, për t'u përballur me jetën – një jetë dashurish që s'ecin përherë, ëndrra që nganjëherë mbeten të parealizuara, rastësira të vështira, me të cilat u duhet të ndeshen.

Konran ka eksploruar sekretet intime, mëkatet, pasionet e çdo gruaje që ka përjetuar romanca të mëdha – dhe realitetet e të qënurit grua. Sidomos lexueset, mbase do të gjejnë një pjesë të vetvetes dhe të përvojave të tyre në jetën e këtyre katër grave interesante.

Xhudit, vajzës amerikane ngulmuese dhe plot vetëbesim, që u duket e paarritshme shoqeve të saj të pasura dhe që "e çan me thonj" rrugën e saj, derisa bëhet kryeredaktorja e revistës më të shquar amerikane për gra...

Paganes, vajzës së qetë dhe aristokrate angleze, e cila zapton zemrën e një princi dhe së fundi gjen paqen në një martesë që është njëkohësisht pasion dhe sakrificë...

Kejtit, shkrimtares më të shitur, e famshme, e dëshiruar nga të gjithë, magjepëse, së cilës çdo sukses i duket i pamjaftueshëm për t'u shlyer me të atin, për ato çka i ka bërë dhe që, sikurse edhe të tri gratë e tjera, të cilat i ka njohur tërë jetën, mund të jetë në fakt e ëma e Lilit....

Maksinës, borgjezes së shoqërisë së lartë parisiane, që u martua me burrin e ëndrrave të saj, një aristokrat nga një familje e vjetër franceze, vetëm për të gjetur se edhe martesa më ideale nganjëherë shkon ters...

Dhe Lilit vetë, fëmijës së torturuar, e cila mëson ta përdorë seksin si armë, por që nuk gjen rehat derisa të mësojë se cila nga këto gra është e ëma dhe kë mund të shkatërrojë, kur të gjejë se kush është i ati – sepse ky është edhe sekreti më i thellë i të katër grave që ka mbledhur bashkë, të cilat e mbajnë të fshehtë këtë gjë, që nga koha kur një natë e tmerrshme i ktheu nga nxënëse shkolle në gra...

Romani "Dantella" është i pasur në ngjarje, në detaje, në histori. Por subjekti i vërtetë i këtij romani magjepsës është feminiliteti vetë, i brishtë sa edhe dantellat që këto gra i pëlqejnë dhe i veshin, të ndërthurura me po aq delikatesë, por aq fine dhe po aq të forta.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060877
ean13
9789928060877
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Çmimi 13,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)