• Banner

Na ishte njehere nje grua e cila u orvat qe te vriste foshnjen e fqinjes se saj, Ljudmilla Petrushevskaja
  • Na ishte njehere nje grua e cila u orvat qe te vriste foshnjen e fqinjes se saj, Ljudmilla Petrushevskaja

Na ishte njëherë një grua e cila u orvat që të vriste foshnjën e fqinjës së saj, Ljudmilla Petrushevskaja

Mbas vdekjes së Solzhenicinit nuk do të ishte e tepërt të thuhet se Petrushevskaja është shkrimtarja më e njohur e gjallë e Rusisë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Na ishte njëherë një grua e cila u orvat që të vriste foshnjën e fqinjës së saj
Gjinia: Novela
Autori: Ljudmilla Petrushevskaja
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 280
Pesha: 0.404 kg.
ISBN: 978-9928-06-148-5

Mbi librin

Në letërsinë zyrtare sovjetike, tregimet e Petrushevskajas shiheshin si nxirje e qëllimshme e realitetit, të drejtpërdrejta, të papranueshme. Kjo ishte arsyeja që vepra e saj nuk e gjeti dot rrugën e botimit...

Gjatë Perestrojkës, ajo u bë një emër familjar "brenda natës". Tregimet që "flinin në sirtar" prej disa vitesh, dolën mbi sipërfaqe. Përmbledhja e parë me tregime "Një Robinson Kruzo i ri" u botua në "Novy Mir" në 1987. Fragmentet e "Arkipelagut Gulag" të Solzhenicinit u botuan në këtë revistë në 1989. Petrushevskaja është një legjendë letrare në Rusi...

Komente mbi autoren

"Mbas vdekjes së Solzhenicinit nuk do të ishte e tepërt të thuhet se Petrushevskaja është shkrimtarja më e njohur e gjallë e Rusisë."

F. T. Magazine

"Ky libër është një ngjarje letrare, është një libër i pushtetit shpirtëror nga një prej shkrimtareve më të shquara të Rusisë..."

The Nation

Mbi autoren

Ljudmilla Petrushevskaja u lind në vitin 1938 në Moskë. Është autore e më shumë se 15 veprave në prozë. Në vitin 2002 është nderuar me çmimin më të rëndësishëm që jepet në Rusi, "Triumfi i veprës jetësore".

"Na ishte njëherë një grua e cila u orvat që të vriste foshnjën e fqinjës së saj... përralla dhe histori të frikshme", botuar në vitin 2009, është renditur ndër dhjetë librat më të rëndësishëm të vitit në SHBA.

Petrushevskaja është edhe artiste vizuale. Veprat e saj janë ekspozuar në muzetë më të rëndësishëm të Rusisë, në Galerinë Tretjakov, Muzeun Pushkin, Muzeun e Arteve të Bukura, në Muzeun Shtetëror të Letërsisë dhe në shumë galeri private. Jeton në Moskë.

Ljudmilla Petrushevskaja mbetet ende një nga shkrimtaret më të debatueshme edhe sot në Rusi, për të shkuarën, stilin dhe problematikën e prozës. Ajo konsiderohet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme bashkëkohore në Rusi, që ka ditur të ndërthurë me mjeshtëri, tendencat post moderne me vlerat e letërsisë së traditës ruse.

Proza e Petrushevskajas shquhet për stilin konçiz, zymtësinë e groteskut, thellësinë psikologjike, stimulimin e dashurisë tragjike, gjuhën e pasur e sintetike, duke i vendosur situatat dhe personazhet në gjendjen mes utopisë dhe realitetit, shpesh herë në dilema ekzistenciale.

Petrushevskaja është fituese e shumë çmimeve letrare në Rusi dhe jashtë saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061485
ean13
9789928061485
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84, Libri i tretë, Haruki Murakami

E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Viljevo, Luka Bekavac

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Avelumi, Otar Chiladze

Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Askund, J.M. Coetzee

I ndrydhur në jetën e plogështisë koloniale dhe i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm e vetmitar, gjen prehje në krahët e nje dashnoreje me ngjyrë, që është shërbyesja e tij. Por kur e bija, Magda, një beqare e dëshpëruar, nis të ndiejë turp nga kjo, përplasja i jep fund paqes mes tyre.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)