• Banner

Te ndriturit, Eleanor Catton
  • Te ndriturit, Eleanor Catton

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...

18,74 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të ndriturit
Origjinali: The Luminaries
Gjinia: Roman
Autori: Eleanor Catton
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 800
Pesha: 1.123 kg.
ISBN: 978-9928-06-161-4

Fragment nga libri

Ndoshta, ai mund ta blinte atë për një natë. Në mëngjes mund ta çonte në Arahura, t'i tregonte pasurinë që kishte groposur atje. T'i shpjegonte se kishte ndër mend t'i jepte asaj gjysmën, saktësisht gjysmën. A do të binte ndesh me qëllimin e dhuratës, nëse ai do ta kishte paguar ndërkohë për të pasur kënaqësinë e shoqërisë së saj?

Ndoshta. Por, a e duronte dot ai, që burrat e tjerë të kishin njohur atë në atë mënyrë që Steinesi nuk e kishte njohur? Nuk e dinte. Ai shkërmoqi një gjethe në pëllëmbë dhe pastaj ngriti dorën te hunda që t'u merrte erën lëngjeve të saj.

Komente mbi librin

"Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë..."

Lesley McDowell, Scotsman

"Në romanin e madh me shumë shtresëzime të Eleanor Catton, personazhet janë tërhequr nëpër oqeane të pabesa, të uritur për ar; janë ndjellur nga strukat e errëta plot tym të opiumit; dhe janë përballur me praninë e joshjes së grave që shesin seks – të gjitha satelitë të antipodit të etheve të arit... sillen rrotull për do kohë në orbitën e këtij romani, pastaj rikthehen me këmbë në tokë, të rrokin më fort qëndrimin tënd. Mjekimi i romanit: receta letrare për të joshur."

Indipendent

"Të gjithë librat e mirë prishin origjinat e veta gjenerike, duke u kthyer tek vetvetja. Por rrallë, kjo aksiomë rri më qëndrueshëm se në romanin e dytë tronditës në çdo kuptim "Të ndriturit". Pesha e lehtë e rrëfimit mund të duket e tmerrshme; por harroje. Ajo është mes tregimtareve më të mira, duke na çuar nëpër labirintet e jetëve, të gjitha puqur në atë mënyrë që ty nuk të shkon kurrsesi mendja aty.

Sensi i saj i historisë është i tillë sa e bën të shkuarën aq të përshtatshme sa e ardhmja. Koha ikën, zhduket në shkrimin e saj dhe misteri i krijimit futet nëpër plasat e ngjarjes. Unë nuk desha të kishte një fund ky roman edhe, në njëfarë kuptimi, nuk e ka."

Jay Parini, autor i "Stacioni i fundit" dhe "Pasazhet e Herman Melville"

"Ky roman epik i dritës dhe hijes në Zelandën e Re pohon talentin rrezatues të autores... Edhe pse pa i mbushur akoma 30 vjeç, mjeshtëria e saj për formën e trilluar është sakaq e sigurtë."

Brian Morton, Indipendent

"Një zbërthim intelektual dhe një akt i shquar i vetrilokuizmit letrar, i cili ndihet sikur vërtet është shkruar me të njëjtin shpirt me paraardhësit e vet... Megjithëse ndjeva nevojën të merrja galopin nëpër libër, në kërkim të ndonjë përgjigjeje, e cila të mund të më kënaqte kureshtjen që dhimbte përherë e më tepër, e gjeta veten duke ngadalësuar shpesh për të shijuar personifikimin e Catton – it dhe mençurinë e hollë. Gjykatësit e çmimit Man Booker vërtet kanë gjetur flori."

Jake Kerridge, Sunday Express

Mbi autoren

Eleanor Catton ka lindur në Kanada më 24 shtator 1985. Familja e saj u zhvendos ne Zelandën e Re kur Catton ishte gjashtë vjeç. Ka studiuar gjuhën angleze në Universitetin e Katenburit. Masterin përshkrim kreativ e kreu në Institutin e Letrave Moderne "Victoria", Universiteti i Uellingtonit.

Në vitin 2008, debutoi me romanin "The rehearsal". Në vitin 2009 është cilësuar nga Daily Mail si "vajza e artë e vitit në fiction". Në vitin 2013, fiton "Man Booker Prize" për romanin "Të ndriturit".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061614
ean13
9789928061614
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

2666, Roberto Bolano

Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)